Kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiç, ka porositur kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi dhe homologun e tij nga pjesa jugore e qytetit, Agim Bahtiri, që të ndërpresin retorikën provokuese.
“E gjithë kjo çon në trazira dhe nuk garanton siguri për qytetarët e Mitrovicës”, ka thënë Rakiç për mediat serbe, transmeton "Koha".
“Atë që solli protesta e tyre paqësore na shqetëson të gjithë neve, pasiqë çfarë mund të presim nesër kur të organizohen protesta në konotacion tjetër, kur këso protestash ‘paqësore’ shndërrohen në përleshje. Fqinjët tanë nga pjesa jugore e Mitrovicës, ende nuk janë të gatshëm të ofrojnë dhe pranojnë dorën e pajtimit”, ka thënë Rakiç.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com