Rakip Suli 'kishte dorë’, Berisha: I papërmbajtur në vjedhje, sa herë shkonte në Dibër numëronin nëse mungonin kuajt

Rakip Suli 'kishte dorë’, Berisha: I papërmbajtur në vjedhje, sa herë shkonte në Dibër numëronin nëse mungonin kuajt

1674839411_Screenshot2.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Kamëz nga ku hodhi akuza për kryebashkiakun socialist Rakip Suli se është i papërmbajtur në vjedhjet që bën. Berisha thotë se Suli ka prishur shkolla edhe pse ka qenë në gjendje shumë të mirë vetëm për të vjedhur. Berisha ironizoi duke thënë se edhe në kur shkonte në fhsta, në Dibër, banortë numëronin sa kuaj mungonin.

“Unë e di se njëri quhet Erion e tjetri Rakip, por dy fjalë do të ju them, përsa i përket dorës janë vëllezër siamezë. Rakipit, le ta marrë vesh Kamza dhe Paskuqani, ka lindur me dorë pothuajse. Sa herë shkon në fshatin e vet, të nesërmen numëronin kuajt. Edhe në emigracion pa dorë nuk ka ndenjur. Kurse këtu i papërmbajtur. Këtu u fut ruspat shkollave njëlloj si Erion betonit, shkollave pa asnjë problem, ku prej 3 vitesh zhvillohet normalisht mësimi. Po pse këto ruspa, sepse do ti ndërtojë me 3.5-4 milionë dollarë. Do ti ndërtojë me një çmim minimumi 4-5 herë më të lartë. Do të vjedhë 4/5 në çdo shkollë. Riktheu në këtë vend turnet e treta në arsim.

Në vitin 2005, arsimi këtu ishte simbolik me tre turne dhe e kuptoni vetë, turni i 3 ishte shkel e shko. Peshqeshi jo i tërmetit, por i Rakipit bëri që këtu të kthehen turnet e treta. Rakip numëro ditët, me 14 maj bëhu gati dorëzo çelësat dhe të pret ai fat që i ke përgatitur vetes. PD zotohet të shndërrojë bashkinë e Kamzës dhe të gjithë Shqipërisë, në shtëpitë e para dinjitoze të qytetarëve. Zotohet të çlirojë qytetarët nga taksat absurde që i vjedhin ata. Rakipi është bashkëfajtor në organizatën kriminale të djegësave. Ai u merr ju taksë pastrimi 3-fishin e taksës që u takon të paguani. Ai u merr bizneseve taksë pastrimi 5-fishin e taksës që duhet të paguajnë. I çon të gjitha këto para në minierën floririt të Edi Ramës dhe Erion Veliajt në fushën e Sharrës. Atje çdo ton mbeturina kompostohet njëlloj si 20 vite më parë.

Kontrata thotë se për këto, tarifa është 11 euro për ton. Ju paguani, qytetarët e Tiranës paguajnë, të Kavajës, Rrogozhinës, paguajnë 29 euro për ton. 18 euro për ton në 5 vite janë bërë 54 mln euro kanë shkuar në llogaritë bankare të Ramës, Veliajt dhe organizatës kriminale. Edhe Rakipit i japin ndonjë thërrime, nuk e lënë pa gjë. Ndaj dhe këto zgjedhje janë të një rëndësie të jashtëzakoshme për të përmbysur monizmin dhe një regjim që po shkreton Shqipërinë nga shqiptarët. Për të përmbysur një regjim që po vjedh ditë e natë, të ardhurat, financat, pasuritë kombëtarë të shqiptarëve. Për të përmbysur një regjim që vetëm me skandalin e këtyre ditëve është absolutisht regjimi më i damkosur në planet”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha: Rama pagoi zyrtarin e FBI-së për të shkatërruar opozitën, demokratët s’do ia falin këtë akt të turpshëm 


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar