Ralf Gjoni në '45 Minuta': Presim që në 2020, SPAK-u të 'presë kokat' e politikanëve që kanë vjedhur, Metës s'i kam as numrin

TIRANE-Deputeti opozitar, Ralf Gjoni që hyri në Kuvend nga listat e LSI-së i ftuar në studion e emisionit "45 Minuta" të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv deklaroi se beteja e tij edhe për vitin që po vjen do të jetë reforma zgjedhore. Ai tha se edhe amerikanët do të jenë më aktivë në 2020 për të kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor, pasi e kuptojnë se pika e dobët është parlamenti dhe kështu qeveria përfiton për të mos dhënë llogari.

"Në të gjithë jemi rebelë nga natyra, por të 39 deputetë e rinj në Kuvend duan një sistem të ri zgjedhor. Nuk do të pranojmë asnjë draft të PS-së nëse nuk është dakordësuar më parë me ne, për sistemin zgjedhor, listat e hapura, që nuk i negociojmë, apo rekomandimet e OSBE-ja. Ne kemi kushtëzuar hyrjen në komision me ndryshimin e sistemit zgjedhor. PS-së nuk ia ka qejfi të ndryshojë listat, pasi së bashku me kryetarin e PD-së, që janë pronarët e partive duan ti mbajnë si kamxhik. Keni veto bllokuese? Asnjë gjë nuk shkon në seancë pa kaluar në komision. Nëse ne nuk japim ok-ejn për draftin, nuk shkon në seancë. A mundet që Rama ta hedhë në votim pa kaluar në komision?

Teknikisht e bën, por nuk besoj se ka interes. Nëse Rama dhe Basha duan ta shpallin monarki dhe ta ndajnë 50 me 50 e bëjnë. Nëse do Rama mund të ndërtojë edhe anijen kozmike me 84 vota....nëse ecim me fantazinë e tij.  Nuk qëndroj më në sallë kur flet Rama, sepse flet broçkulla, nëpërkëmb dhe tall opozitën. Bajraktar si mbret i rajonit. Nëse dikush ka luajtur nga trutë e kokës sikur ka në dorë Parisin, Berlinin apo Uashingtonin. Në momentin që e shoh se ky nuk është serioz, nuk mund të rri. Kontaktet me individë të caktuar jashtë parlamentit nuk kanë munguar. Do ja dëgjoni zërin amerikanëve më shumë vitin që vjen për reformën zgjedhore, pasi ata e kuptojnë ku qëndron djalli, te vota. Parlamenti është shumë i dobët" tha ai.

Por cilat janë planet e opozitës së re në 2020? "Çdokush që do të ishte në vendin tim do e mendonte një gjë të tillë, një person që futet në politikë...Por terreni ku operojmë na e bën të pamundur, do të isha fluturak nëse do të bëja që me një sistem të tillë të krijoja një parti politike, pa u ndryshuar sistemi. Nëse disa deputetë, disa faktorë të shoqërisë civile apo nga partitë që u larguan nga parlamenti. Nëse do të kishin dëshirën për të krijuar një lëvizje do të isha pjesëtar i një lëvizje të re" tha ai.

Por çfarë pret Ralf Gjoni nga SPAK-u? "Unë pres shumë si nga Kryeprokurori, por edhe nga SPAK-u. Të fillojë hetimi i atyre elementëve në politikë që kanë vjedhur. Unë pres që nga janari të japë sinjale të qarta. Unë mendoj se shqiptarët vitin që vjen presin disa koka të prera për të dhënë mesazhin se ka mbaruar një epokë e pisët dhe po vjen një shpresë e re për një klasë të re politike". I pyetur nëse ka pasur kontakte me Ilir Metën si ish-këshilltar i tij dhe a është penduar për largimin nga LSI-ja ai tha se "Nuk kam asnjë kontakt me Ilir Metën, nuk i kam as numrin e ri, marrëdhënia është mbyllur në korrik të 2017, asnjë kontakt direkt apo indirekt. Nuk kam asnjë pishman për vendimin që kam marrë dhe do ia ketë vjetur nëse ndryshojmë sistemin zgjedhor" përfundoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 26/12/2019 21:57

    Se pari koken e Ilir kokelopes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!