Reforma Zgjedhore/ Opozita e re: PD-PS marrëveshje të fshehtë, nuk do i lejojmë (VIDEO)

TIRANE-E ndërsa duket se ka një pakt mes PS-së dhe PD-së për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor, deputeti opozitar Ralf Gjoni në një prononcim për gazetaren e Report Tv, Klesiana Omeri akuzon se partia më e madhe në opozitë dhe partitë e tjera jashtë parlamentit se duke pranuar që të  mos ndryshojë sistemi zgjedhor janë kthyer në aleatë të kryeministrit Edi Rama për të ruajtur bajraktarizmin e listave të mbyllura.

"Unë nuk kam asnjë qëndrim për deklaratat e Ramës dhe Bashës, pasi janë bërë si kandidatët për Oscar. Sai përket qëndrimeve të fundit të partive jashtë parlamenti për mos ndryshimin e sistemit, është e qartë, se këta janë të tre bashkë.

Nuk mund të quhen opozitë, por aleatët më të denjë të Ramës për mbajtjen e bajraktarizmit. Prioritetet për këtë vit janë hapja e listave dhe nisja e punës së SPAK-ut. Kemi që në mars të vitit të kaluar që flasim për marrëveshje të fshehta mes tyre, nuk do të ketë marrëveshje.

Ne mund ta bëjmë politikën vetëm në kuadër institucional. PD-ja e ka vendin në komisionin e reformës, është e mirëpritur. Reforma do të bëhet në këtë parlament, opozita jemi ne. Alternativa e vërtetë përballë Ramës jemi ne në parlament. Ajo opozitë, nuk është më, janë aleatë. Nëse duan të bëjnë opozitë të vijnë në parlament. Nëse nuk duan ndryshim sistemi cdo shqiptar e di se më kë janë ata" tha ai.

Edhe deputeti i opozitës së re Halit Valteri shpreh bindjen se marrëveshja mes Ramës dhe Bashës nuk do të funksionojë. Sipas tij, reforma zgjedhore do të realizohet me opozitën që tashmë është në parlament.

"Zoti Basha, dhe njëherë bashkë me aleatët, me atë fugonin që lëvizin sa në presidencë sa te PD sa te LSI, treguan edhe njeherë që me ata njerëz anonimë që bëhen tapë nëpër studio dhe u japin mend shqiptarëve se si të bëjnë sistem zgjedhor, thjesht dakordësuan edhe njëherë se atë sistemin që bënë në 2008, është ai që u përshtatet.

Nuk ka asnjë lloj dakordësimi për sa kohë reforma zgjedhore ka një bashkëkryetare që është Rudina Hajdari, pa ndryshuar sistemin dhe pa hapur listat. Lulzim Basha dhe Edi Rama ta harrojnë se do bëjnë marrëveshje”.

Para dy ditëve, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka tha në studion e emisionit Repolitix me gazetarin Denis Minga, menjëherë pas takimit të Lulzim Bashës me aleatët në selinë blu, se brenda javës së ardhshme opozita do të publikojë draftin me propozimet për 'Zgjedhoren' sipas rekomandimeve të OSBE (pa ndryshim sistemi).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur