Rally Albania 2015, përfundon me
sukses etapa e dytë prej 510 Km

Rally Albania 2015, përfundon me<br />sukses etapa e dytë prej 510 Km
Etapa e dytë  e Rally Albania 2015, kishte rezervuar për garuesit pjesën më të vështirë dhe të lodhshme të kompeticionit. Me një distancë prej 510 km, itinerari kalon thuajse në pjesën më të madhe të territorit të vendit.

Dita e 3-të e aktivitetit nisi me një udhëtim me tragetin e rikthyer të  linjës Koman-Fierzë . Pas 2 orë  lundrimi, pjesëmarrësit vazhduan garën.
Etapa e dytë rezultoi një maratonë  e vërtetë .
 
Terreni i thyer, më shumë se sa shpejtësia, testoi rezistencën e garuesve. Një garë e fortë u zhvillua në  kategorinë  e motorrave, me treshen Paolo Ceci, Boris Vlah dhe Andrea Kosentino. Këta 3 pilotë ishin ndër të vetmit që ja dolën pas një rrugëtimi rraskapitës të përfundonin etapën e 2 me italianin Ceci i cili konfirmoi që është ndër pretendentët e këtij viti.

Ndërsa Ceku Vlah hodhi një  hap më tej në luftën për podiumin në përfundimin të garës. Nga ana tjetër kampioni aktual duke se po përpiqet që mos të lejoj kryesuesit të shkëputen prej tij. E sigurt është se deri në përfundim të këtij Rally, do të kemi një "treshe"mjaft interesante në konkurrim. Ndërkohë pjesa tjetër e grupit arriti shumë vonë në destinacion, ku shumë prej garuesve e lanë garën për shkak të defekteve të ndryshme. 

Ndërkohë në kategorinë e makinave gjërat janë bërë shumë serioze, tashmë me rivalitetin e shtuar. Teodor Hristov nga Bullgaria regjistroi kohën më të shpejtë, duke lënë pas të rikthyerit në pozicionet e podiumit për ekipet shqiptare me Drini Shkretën dhe Renti Sinën.

Absolutisht një garë si asnjëherë tjetër në këtë kategori të Rally Albania.  Etapa e tretë nga organizatorët është menduar të jetë e shkurtër dhe shlodhëse. 


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën