“Rally Albania” ka zhvilluar dje garën e tij të radhës,  nga Durrësi në Përrenjas dhe sërish në Durrës. Garuesit kanë zhvilluar gati 76 km. Sot itinerari është Durrës-Pëshkopi-Pogradec.

E veçanta e garës së “Rally-t” është se garuesit përveç shtëpisë duhet të gjejnë edhe rrugën, për të zhvilluar kilometrazhin e caktuar. Edvin Kasimati organizator i “Rally Albania” shprehet se garuesit në çdo ditë në një garë “Rally” duhet të bëjnë 300-400 km në ditë.

Organizatori Kasimeta shprehet se Shqipëria ka më shumë pjesëmarrës në gara me makina “10 për qind e pjesëmarrësve janë shqiptarë. Shumica janë në makina, me motorr është vetëm një.

Me makina janë 7 pjesëmarrës. Vitin që shkoi në kategorinë e makinave ka fituar një shqiptar. Në makina niveli është goxha i lartë” thotë Kasimeta.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.06.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)