Ramës i sjell fat Norvegjia
“flirt” me këngëtaren

Ramës i sjell fat Norvegjia<br />“flirt” me këngëtaren
TIRANE - Goli përballë Norvegjisë i ka hapur ‘dyert’ Ramës jo vetëm në fushën e blertë, por në jetën private. Kështu, mesfushori i talentuar po përflitet shumë për një lidhje dashurie me këngëtaren Dhurata Ahmetaj. Fillimisht ka qenë menaxheri i këngëtares Ahmetaj, që është Blero që në mënyrë indirekte në ‘Facebook’ ka lënë të kuptohet se mes tyre ka dicka.

Një status i postuar në ‘Facebook’ ka nxitur kureshtjen e fansave. Blero përmes faqes së tij zyrtare ka postuar një status drejt këngëtares Dhurata Ahmetaj dhe futbollistit të kombëtares shqiptare Valdet Rama, duke ju bërë me dije se një ‘qëndrim i tyre bashkë’ nuk duhet të ndodhë pa miratimin e tij, i cili njëherësh është edhe menaxheri i këngëtares.

Mesazhi i Bleros lë të kuptohet për një lidhje dashurie ndërmjet Dhuratës dhe Valdetit, ndërsa shkruan: “Qysh bre ju dy jeni bo bashkë e nuk mkeni kallxu mu ??? @valdetrama dhe @Dhurata_Ahmetaj. Pa e marr bekimin tim kot e keni !!!”, ka shkruar si në shaka këngëtari.

Dhe për të vërtetuar këtë gjë ‘Tribuna’ ka kontaktuar këngëtaren, e cila nuk ka pohuar por as mohuar një lidhje të mundshme dashurie. “Nuk kam koment. Pyeteni Bleron pasi që ai është menaxheri im”, ka thënë këngëtarja duke qeshur. Rama luan me ekipin e Valadolidit në kampionatin spanjoll të futbollit duke spikatur me lojën e tij në mesfushë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë