Kryeministri Edi Rama deklaroi se 140 nëpunës të lartë të administratës kanë hyrë në një program të inteligjencës artificiale.

Gjatë fjalës së tij në edicionin e tretë të Javës së Administratës Publike, Rama u shpreh se ata do të shërbejnë si grupi i parë i një procesi që do shtrihet edhe në institucione të tjera.

“Sapo kemi nisur një fazë të re, ku janë 140 nëpunës të lartë të administratës, në ministritë tona, që kanë hyrë një program të inteligjencës artificiale, do të shërbejnë si grupi i parë i një procesi që do shtrihet edhe në institucione të tjera. Për të rritur shpejtësinë, kapacitetin e vendimmarrjes, cilësinë e gjykimit në marrjen e një vendimi dhe për të krijuar një dije administrative çdo ditë e më të gjerë, për administrimin e proceseve të brendshme dhe rritjen e domosdoshme të cilësisë së ndërveprimit mes institucioneve", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Shqetësimin real të qytetarëve e quaj ‘uji i pastër’ i protestës, kurse në koren e zezë janë mbledhur të gjithë zemërakët