Kryeministri Edi Rama është shumë i lidhur me djalin e tij të vogël, Zaho, me të cilin shfaqet shpesh në rrjetet sociale. Por e veçanta është se deri më tani kryeministri e ka mbajtur të fshehtë fytyrën e vogëlushit Zaho, duke publikuar vetëm foto me shpinë.

Ndryshe nga herët e tjera, Rama ka hedhur një hap më shumë këtë ‘Ditë Vere’, teksa tregon një moment të veçantë me familjen e tij, ku nuk nguron të shfaq me fytyrë të voglin Zaho.

Në një video të publikuar në ‘Facebook’, Rama është duke luajtur basketboll me bashkëshorten e tij, Lindën, dhe djalin, ku ky i fundit shfaqet për herë të parë me drejtpërdrejt me kameran, ndonëse fytyra nuk i duket qartë.