Rama:'Rilindje' ambasadorëve që
shanin në gjuhë të huaj opozitën

Rama:'Rilindje' ambasadorëve që<br />shanin në gjuhë të huaj opozitën
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur takimin me ambasadorët, për të përcaktuar strategjinë e re të diplomacisë. Kryeministri ka renditur 2 shtylla kryesore për diplomacinë e rilindur si e quajti ai, forcimi i rolit të Shqipërisë në rajon dhe ndryshimi i imazhit të shqiptarëve në botë. Rama nënvizoi se shërbimi diplomatik nuk do të jetë më streha e militantëve politik. 

...

Kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim pune, ambasadorët shqiptarë të akredituar në shtete të ndryshme. Kryeministri fillimisht deklaroi se qeveria po harton strategjinë e re të diplomacisë, që do të bazohet në dy shtylla, forcimin e rolit të Shqipërië në rajon dhe botë dhe ndryshimi i imazhit të shqiptarë në botë, domosdoshmëri që ka ardhur pas marrjes së statusit. 

“Fund epokes kur ambasadoret shanin opoziten neper bote”
Kryeministri foli për një rilindje të figurës së ambasadorit, ndërsa tha se ka marrë fund politika kur diplomatët shanin në gjuhë të huaj opozitën e athershme,  tanimë në qeveri. “Opozita ishte kthyer në një shënjestër të diplomacisë së vendit tonë, sidomos në vendet kyçe të BE dhe SHBA. Do të mbetet një nga momentet e trishtuara në kontaktet e mia me diplomacinë, debati në gjuhë të huaj me një ambasador, i cili vijonte refrenin e sulmeve ndaj opozitës. Një turp për trupin diplomatik në vendin tonë. Në këtë kuadër mu kujtua ajo shprehja: ambasadori është një njeri i ndershëm që gënjen për vendin e vet.”, tha Rama.

“Ndihem mire qe nuk ndihem keq me ju”
Kryeministri tha shtoi se me mazhorancën e re ka ndryshuar edhe roli i diplomacisë shqiptare dhe i politikës së jashtme të Shqipërisë.

“Ndjehem mirë që nuk ndjehem më keq për ju. Dua ta them se që kur kam ardhur në Kryeministri, askush nga ju nuk ka për detyrë të shajë opozitën në gjuhë të huaj. Përkundrazi jeni të lutur të përfaqësoni shtetin shqiprtar. Që kur ka ndryshuar historia në Shqipëri ka ndryshuar edhe figurra e ambasadorit, por për një rilindje ky është vetëm fillimi. Më lejoni të ndaj bindjen se falë lidershipit tonë, falë ministrit tonë të jashtëm, dinamika e re ku ka hyrë politika e jashtme do të sjellë një ndryshim të politikës së jashtme në të gjitha aspektet” tha Rama

“Reforma, permiresim kushteve dhe rritje page”
Shefi i mazhorancës u ndal edhe te kushtet e vështira ku punojnë ambasadorët, duke premtuar se me reformën në shërbimin diplomatik, do të ketë rritje të pagave dhe përmirësim të dukshëm të kushteve. Për Ramën me ardhjen në pushtet të së majtës, ambasadorët nuk do i shërbejnë një krahu politik, por vendit.

“Jemi të angazhuar që t’i përmirësojmë seriozisht këto kushte, duke filluar nga paga dhe duke vazhduar me të tjerat, por kjo do të bëhet ne kontekstin e të gjithë kuadrit të reformës që do të përfshijë shërbimin. Një reformë e adresuar tek domosdoshmëria për meritë dhe profesionalizëm nën shembullin e disa ambasadorëve që janë krenaria e vendit tonë, që kanë provuar se roli i ambasadorit mund të ruhet në vite pa shkelur as dinjitetin as profesionalizmin dhe as raportet e vështira por të domosdoshme me të gjitha palët”, theksoi kryeministri.
 
“Sherbimi diplomatik, jo me strehë e hajvaneve”
Në përfundim të fjalës kreu i qeverisë nënvizoi se shërbimi diplomatik nuk do të jetë me strehë e militantëve partiak dhe e qokave, por do të kthehet në hapësirën e profesionistëve.
“Me gjithfarlloj injorantësh, hajvanësh, kushërinjsh, të marrë fund. Këtë peshë duhet të kenë për të kuptuar se sa shumë dëm i kemi bërë në vite vetes sonë, vendit tone, interesave tona kombëtare duke i lejuar vetes të jetojmë më këtë lloj injorance që ka penguar punën e shumë ambasadorëve deri duke i kthyer në këmbësor ndërkohë që shoferët i përdorin makinat për punët e tyre. Kam takuar ambasadorë këmbësor, dhe shofer fuqiplotë me mandate të qartë për tu tallur”, u shpreh Rama.
 
Rama: Politika rajonale ka ndryshuar, kështu edhe roli i ambasadorëve
Duke folur për politikat në rajon, kryeministri tha se në pah tashmë kanë dalë marrëdhënie të reja, ku në fokus janë sipas tij marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe ato me BE. Në këtë kuadër sipas Ramës edhe roli i ambasadorëve ka ndryshuar duke u bërë siç theksoi ai agjentë ekonomikë e kulturorë të vendit të tij.

“Le ta përshkojmë një çast rrugën që historia ka bërë për të mbërritur deri më sot. Mos të harrojmë se 100 vjet më oarë plasi Lufta e parë Botërore, dhe sot paqja ka ulur në tryezën e të ardhmes të gjithë. Pavarësisht të shkuarës së afërt apo të largët. Ne aktorët e sotëm të historisë së qeverisë e diplomacisë shqiptare, duhet ta ndjekim peshën e kohës që jetojmë. Marrëdhëniet rajonale kanë dalë në pah. Kur them këtë flas për marrëdhëniet mes shqiptarëve, dhe rajonit me Bashkimin Euopian. Nuk duhet të humbim sfidën e re të kohës e rajonit. Nuk kam parasysh këtu ndonjë gjë që është që nuk është jashtë kufijve të së mundshmes, por rritjen e shpejtësisë e cilësisë së diplomacisë, për tu kthyer në agjentë ekonomikë e kulturorë.” theksoi Rama

Rama: Statusin e solli ndryshimi i imazhit të vendit, punojmë në këtë drejtim
Kryeministri shtoi se po punohet për ndryshimin e imazhit të Shqipërisë, duke shtuar se puna e qeverisë që ai drejton e bërë në këtë drejtim solli edhe marrjen e statusit të vendit kandidat. Rama nënvizoi se në botën e re të komunikimit, të gjithë mund të jenë ambasadorë të vendit të tij, duke theksuar se roli i ambasadorëve është koordinimi i këtyrë instancave për përmirësimin e imazhit të vendit.

“Ministri ju ka njoftuar se do të ngrihet një grup i posaçëm që do të na ndihmojë për rikrijimin e profilit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne sot jemi të bindur se në rajon nuk ka interesa që përplasen, por interesa që mund të përplotësohen në të mirë të të gjithëve, dhe promovimi i këtyre interesave është një nga sfidat më të mëdha që sjell koha e re e paqes në rajon dhe momenti i ri i marrëdhënieve me BE. Të gjithë jemi të vetëdijshmë për rolin e diplomacisë sot. Nuk është në të shumtën e herës as ai i negociatave të mëdha. Në botën e re të komunikimit pa limit shpejtësie, roli i ambasadorit është transformuar por nuk është bërë më pak i rëndësishëm. Në shumëllojshmërinë e komunikimit sot, i ka kthyer të gjithë në ambasadorë të vendit të tij, dhe vetë roli i ambasadorit shkon përtej përforëcimit, por në koordinimin e këtyre instancave. Dhe këto aspekte të kohëve të reja nuk ka të bëjë me ridimensionim të punës së ambasadorit në sensin e humbjes së peshës, por përkundrazi një rol të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ne më shumë se të tjerët kemi nevojë jetike për të shfrytëzuar çdo mundësi për një imazh tjetër të vendit tonë. Dhe në këtë pikë ju keni rol të pazëvendësueshem. Marrja e statusit, është shembulli më kuptimplotë i asaj çka sjell ndryshimi i imazhit, dhe besoj se ndër të tjera se fillimi i ndjeshëm i ndryshimit të imazhit, dhe lidhja e një imazhi të ri në krijim, me një punë me rezultate të prekshme që solli marrjen e statusit.” nënvizoi kryeministri Rama

Kreu i qeverisë, tha se  pa punën e bërë për ndryshimin e imazhit të vendit, statusit kandidat nuk do të arrihej.

“Përtej të gjithave, ata që kanë punuar intensivisht, mund ta dëshmojnë më mirë se kushdo tjetër, nuk ishte asgjëkundi diçka që e kishim në xhep, por përkundrazi deri në minutën e fundit ishte diçka që duhet të luftonim. E di që në instanca të tilla çdo lëvdatë nuk tingëllon i goditur, por unë kam fjalët më të mira për punën e bërë nga disa prej jush, dhe jam i bindur se pa këtë punë statusi nuk do të arrihej.” u shpreh Rama

Rama: Të transformojmë rolin e diplomatit, t’i kthejmë vlerat e nëpërkëmbyra për ndër vite
“Diplomacia transformative duhet për të trasnformuar lidhjet mes vetë shqiptarëve kudo ku jetojnë duke forcuar gravitetin e Shqipërisë në lidhje me ta si dhe të gjitha lidhjet e tjera që sot le ta themi në të shumtën e herës janë në një nivel kretj formal. Roli i diplomatit ka të bëjë me vlerat, me patriotizmin dhe me respektin për të ndryshmen. Vlera që jemi të gjithë dëshmitarë që u shkelën dhe nënpërkëmbën shumë për vite të tëra. Dy vlera që duhet t’i rikthejmë si vlera të paprekshme të diplomacisë sonë”, tha Rama.

Redaksia Online
(Gre.M/e.c/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç