Rama:'Sikur t’isha djalë',klithmë
aktuale mbi gjendjen e gruas

Rama:'Sikur t’isha djalë',klithmë<br />aktuale mbi gjendjen e gruas
Kryeministri Rama këtë herë rubrikën e tij "AMARCORD" ia ka kushtuar shkrimtarit Haki Stërmilli.
 
Rama e vlerëson si një shkrimtar me një penë të hollë në stil dhe të rrahur nga të tëra stuhitë e politikës shqiptare të pavarësisë me orientime nga më të ndryshmet.
 
Kryeministri kujton romanin e tij më të njohur "Sikur t'isha djalë", të cilin e cilëson si një  klithmë gjithmonë aktuale mbi gjendjen e gruas në shoqëri.
 
"Jeta e Haki Stërmillit, shkrimtar me një penë të hollë në stil por pastoze në mendim, të kujton përkufizimin e rrymës radikale të iluministëve gjermanë të shek. XVIII, "Sturm und Drang", stuhi dhe pasion.
 
I rrahur nga të tëra stuhitë e politikës shqiptare të pavarësisë me orientime nga më të ndryshmet dhe me një fund relativisht konformist, Haki Stërmilli e mbajti megjithatë të pacënuar pasionin për letërsinë, frut gjithmonë mbreslënës i të cilit mbetet romani "Sikur t'isha djalë", klithmë gjithmonë aktuale mbi gjendjen e gruas në shoqëri
" shkruan kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook.
 
Haki Stermilli lindi në 17 maj 1895 në Dibër dhe vdiq në Tiranë më 17 janar 1953.
 
Ai ishte shkrimtar, gazetar, partizan në Luftën e Dytë Botërore, anëtar i KANÇ-it dhe përfaqësues i Dibrës në Kuvendin Popullor.
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët