Edhe pse nuk ka asnjë të dhënë zyrtare, burime për A1 Report konfirmojë faktin, se Rama është ndalur më gjatë te disa sektorë të rëndësishëm, si ekonomia, punësimi, rendi publik, reforma në arsim, dhe në turizëm. Pjesa më e rëndësishme sipas burimeve për A1 Report, ka qenë edhe diskutimi i një strategjie për antikorrupsionin, për periudhën 2014 -2015.
Mbledhja ka zgjatur mbi 9 or , dhe nuk është lejuar prania e mediave apo gazetarëve. Përmes postimeve në rrjetet sociale Rama ka njoftuar se të dhënat e deritanishme janë shumë inkurajuese. Ndërkohë më vonë, vetë kryeministri Rama ka shruar se "në shtator do të nisë edhe viti antikorrupsion.
Rama: Gati planveprimi i vazhdimit të Rilindjes
Bilanci i qeverisjes së 300 ditëve PS-LSI ka qenë në fokus të punës në mbledhjen e qeverisë gjatë ditës së sotme. Kryeministri Edi Rama është shprehur i lumtur me punën e bërë nga qeveria që ai drejton në këto 300 ditë qeverisje, duke theksuar në mbyllje të mbledhjes së Plani i Veprimit për hapat e mëtejshëm të "Rilindjes" është gati.
Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se Plani i Veprimit për vazhdimësinë e Rilindjes në vitin e dytë qeverisës është në fazën e detajeve.
I kenaqur me skuadren pas nje dite pune te perbashket per detajimin e planit te veprimit me tej per Rilindjen qe duam
— Edi Rama (@ediramaal) July 6, 2014
Më herët gjatë mbledhje ssë qeverisë shqiptre, kreu i saj njoftoi se në shtator 2014- 2015, do të jetë edhe viti antikorrupsion
Rama: Nga shtatori nis viti antikorrupsion
Kryeministri Rama ka mbledhur sot ministrat për të bërë bilancin e një viti punë, pavarësisht se është e dielë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tha se do të punohet edhe për përgatitjen e vitit të dytë qeverisës, duke e cilësuar shtatorin 2014- 2015, si viti antikorrupsion.
Sot dite e gjate pune e qeverise per bilancin e 300 diteve dhe pergatitjen e vitit te dyte qeverises - Viti Antikorrupsion, shtator 2014-15.
— Edi Rama (@ediramaal) July 6, 2014
Rama: Të dhënat shumë inkurajuese, puna e qeverisë në lartësinë e besimit të qytetarevePas 5 ore pune me ministrat e kabinetit, kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Twitter shkruan se gjatë 300 ditëve është bërë një punë e mire brenda pritshmërive të qytetarëve. “Analiza e sondazheve të përjavshme të 300 diteve flet për qëndrimin e qeverisë në lartësinë e besimit të qytetareve”, shkruan Rama në rrjetin social Twitter.
Me herët kryeministri Rama në një tjetër postim shkruan se të dhënat janë shumë inkurajuese të ekonomisë e ëergjithësisht të qeverisjes në 300 ditë. E diela do të jetë një ditë pune e ngjeshur për kryeministrin dhe ministrat e tij.
Redaksia Online
(e.c/e.s/shqiptarja.com)