Rama: A mund të imagjinohet që Berisha të pritet krahë hapur në BE? Nuk ndodh! Asnjë shans që të vlerësohet

 

Nga Elbasani, në takimin me të rinjtë, Rama tha se Sali Berisha nuk do të jetë i mirëpritur në BE. Sipas kreut të qeverisë, kur ata ishin në pushtet, nuk arritën ta ngrenë vendin në nivelin që është sot.

“Ne kemi bërë plot, do të bëjmë plot të tjera, të gjithë janë procese dhe kantiere të hapura. Elbasani si qark bëhet nyje shumë e rëndësishme sepse kalon korridori 8, është superstrada që po ndërtohet, është hekurudha që kemi marrë mbështetjen për lotet, edhe bypassi i Elbasanit. Të gjitha këto janë të rëndësishme, do të bëhen. Por më e rëndësishmja, është që ne të mos humbim takimin me historinë.

Kjo është historia, në 11 maj është takim me historinë, brenda 2027 mbyllim negociatat. Kishin dalë pasqyrat e kënetës se BE rrëzoi Ramën...BE, po ta pyesësh, do thotë që hyrja në BE bëhet sipas meritës. Por nuk ka nevojë të pyesësh BE, mjafton të dish pak nga historia jonë bashkëkohore, mjafton të shohësh bufin fizikisht, mund të imagjinohet që në BE do pritet me krahë hapur? Nuk ndodh. As bufi, as gjithë lukunia e kënetës, nuk kanë shans të vlerësohen, besohen siç kemi arritur ne ta ngremë nivelin e respektit dhe besimit për Shqipërinë. Këtu ishin”, theksoi ai.


Lajmi kryesor:

Rama nga Elbasani: Koha për t'i kaluar stafetën gjeneratës së re! I mençur është bufi i kënetës, jo ai i Tiranës! Kullufiti Dash Sulën, 'gjeli i detit' mbeti rrugëve


Xh.D/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Rama hedh video me ‘Bufin’ ironizon Berishën për prezantimin e programit: Sallatë fjalësh madhështore

Rama hedh video me ‘Bufin’ ironizon Berishën për prezantimin e programit: Sallatë fjalësh madhështore