Rama: Administrata e re e DASH
do të insistojë fort tek Vettingu!

Rama: Administrata e re e DASH<br />do të insistojë fort tek Vettingu!
Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me drejtorin për Europën Jugore & Qendrore në Departamentin e Shtetit, Mathew Palmer.
 
Përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook, Rama zbulon se temë e takimit ka qenë ligji i Vettingut, për të cilin sipas tij administrata e re e Departamentit të Shtetit do të insistojë fort.
 
"Takim me Mathew Palmer drejtor për Europën Jugore&Qendrore në Departamentin e Shtetit: Administrata e re do të insistojë fort tek Vetingu" shkruan Rama.
 
Vizita e Matheë Palmer është e dyta e rëndësishme në Shqipëri brenda pak ditësh pas asaj të shefit të CIA-s, ndërsa vëmendja e SHBA për Shqipërinë duket se do të jetë maksimale, pasi ashtu sikur shprehet edhe Rama, administrata e DASH do të insistojë fort te Vettingu.
 
Aktualisht ligji ndodhet në Kushtetuese, pas opinionit pozitiv të Venecias, ndërsa një meritë të veçantë në miratimin e Reformës në Drejtësi ka padyshim edhe ambasadori i SHBA.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)