Nis reformimi administratës publike, Rama: Faktor kyç për integrimin! Jeni lojtarë të ekipit kombëtar në BE ku do fitojë e ardhmja vendit

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar administratën publike si një fakton kyç për integrimin e vendit drejt BE-së. Për kryeministrin Rama, administrata publike është armata jonë pararojë e betejës për anëtarësimin në BE dhe për jetësimin e vizionit Shqipëria  2030.

Që Shqipëria të konfirmohet në Bruksel si një shtet me institucione të forta e ligjzbatuese, kryeministri Edi Rama kërkoi nga administrata publike rienergjizim, reformim, dinjitet bazuar mbi meritë dhe performancë. Rama u foli hapur punonjësve të shtetit se kush hyn në mëngjes në derën e institucionit të shtetit të mos mendojë se ka ardhur vetëm për të marrë rrogën.

Kreu i qeverisë e krahasoi administratën publike me kombëtaren shqiptare të futbollit, por në vend që të fitojnë një ndeshje, sipas kreut të qeverisë administrata do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë.

‘Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë më parë mundësinë që ka sot dhe nuk ka arritur të jetë vendi ku shteti është ai që u jep të gjithë qytetarëve mundësinë që të bashkëjetojnë në një rend ligjor të sigurt të mirëqeverisjen dhe të gëzojnë lirinë e konkurrencës me të drejtën e meritës.

Sot Shqipëria e ka këtë mundësi reale praktike konkrete e prekshme me sy sepse horizonti i bashkimit përfundimtar me familjen evropiane është një realitet konkret. Ajo çka lidh këtë parantezë me ju është se për ta realizuar këtë arritje historike administrata publike është faktori kyç i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm. Në këtë mënyrë do të përcaktohet edhe shpejtësia me të cilën Shqipëria do të hyjë në BE, por edhe cilësia e jetës demokratike e institucioneve  funksionimit të shtetit dhe garancive për çdo individ në këtë vend. Ky është një fakt. Nga çdokush varet një grimcë e tërësisë së punës së jashtëzakonshme që duhet të bëjë Shqipëria drejt BE-së.

Administrata ta shohë veten si kombëtarja. Secili dhe secila prej jush mbartin sot se janë pjesë e kësaj skuadre. Bartin të njëjtin mision që bart çdo lojtar i ekipit tonë kombëtar. Në rast se ekipi jonë kombëtarja fiton ndeshje futbolli, kjo skuadër nuk do të fitojë as një ndeshje futbolli as disa ndeshje futbolli, por kjo skuadër kombëtare do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë.’- tha Rama

Sipas kryeministrit Edi Rama, falë administratë publike, vendi do të anëtarësohet më shpejt se vendit e rajonit në BE.

‘Procesi screening, personalisht kam qenë i shqetësuar kur filloi procesi. Nuk e kam besuar që administrata jonë do të mund të nxirrte nga vetja një skuadër kombëtare aq të madhe sepse të pafundme janë pikat mbi të cilat procesi duhet të kalonte dhe do të na zbardhte faqen me superlativa në Bruksel. Nuk e kam besuar dhe e kam ndarë me zë të ulët edhe me disa bashkëpunëtorët që ky mund të jetë momenti ynë sepse mund të shfaqemi me dobësira që atje në Bruksel nuk i fsheh dot. Kam rënë pre e një pjese të perceptimin se administrata publike është një trup njerëzish parazitë, marrin rrogat dhe nuk bëjnë asgjë. Edhe unë kisha ndikimin nga ky perceptim. Fakti që procesi i prezantimit të thellë të Shqipërisë përmes 777 prezantimesh përfundoi me shpejtësi dhe me aq shumë habi në Bruksel për performacën e skuadrës sonë kombëtare është siguria më e madhe i kemi të gjitha arsyet se sot mund të mbështetemi te kjo administrata. Mund tja dalim të anëtarësohemi më shpejt se të tjerët në rajon falë kësaj administratë.’- tha Rama.

Puna për administratën 2030 ka nisur nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe antikorrupsionin, Adea Pirdeni të cilës Rama i tha se këtë mision ajo është kryeministrja e vendit.

‘Adea Ti je kryeministrja e administratës publike.Të gjithë ministrat janë vartësit e tu unë jam zëvendësi yt Janë kaq shumë ndërveprime të tjera e sektorë që kërkojnë reformë.’- tha Pirdeni.

Kryeministri la porosi të thithet eksperienca punonjësve më të vjetër të administratës të lënë në hije, nevojë për të cilët ka sot vendi.

‘Në administratën publike ka pasuri të çmuara njerëzore, ka njerëz që janë në hije, janë lënë në hije, lihen në  hije prej shumë vitesh. Ata janë arsyet kryesore që unë besoj se do t’ia dalim në këtë mision.  Ata duhet të jenë prioritet e ministrive dhe drejtuesve se kanë shumë. Kanë dëshirë po s’kanë me çfarë ta ushqejnë dëshirën. Kanë për të thënë po s’ka kush i dëgjon. Sepse Shqipëria sot ua ka nevojën shumë këtyre njerëzve.’- tha Rama.

Dhe së fundi Rama iu drejtua të rinjve.

‘Ju më të rinjtë ia keni borxh prindërve tuaj, borxh gjyshërve tuaj, vendit tuaj. Jeni shumë vonë ju për të menduar të ikni. Po ikët do ta kuptoni se keni bërë zgjedhjen e gabuar. Kjo botë është e atyre që guxojnë, rezistojnë, është e atyre që për të realizuar qëllimet nuk harxhojnë kohë me justifikime e i hedhin fajin të tjerëve por shohim të ecim përpara. E për të shkuar në kafen zbohet ky vend mo lal por hajde bëjmë noj lek. Por për të vijuar kokëfortësisht për të realizuar atë që kanë në kokë.’- tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:12
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Varhelyi: Modernizimi i administratës publike sfidues, por i rëndësishëm

1707491769_vvv.PNG

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi u bë pjesë nëpërmjet një videomesazhi gjatë një konferencë për energjizimin e administratës publike

Ai theksoi se modernizimi i administratës publike është një nga gjërat e rëndësishme, por edhe sfiduese.

“Ne synojnë një administratë publike, funksionale që operon me një nivel të lartë profesionalizmi dhe integriteti. Një administratë që ofron shërbime dhe jep llogari. Një administratë publike që ofron një platformë për zhvillimin e bizneseve. Në bëjmë çmos për t’ju mbështetur ju, partnerët e Ballkanit Perëndimor. Modernizimi i administratës publike është një nga gjërat e rëndësishme por sfiduese të negociatave tona në procesin tonë të zgjerimi. Përgëzoi administratën shqiptare për punë e shkëlqyer në procesin analitik.”, tha ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patronazhisti: 10/02/2024 14:02

    Ti e ke administraten plot me PD ista kriminela dhe LS ista hajduta dhe socialistet jane rrugve pa buk na kerkon dhe reform ti

    Përgjigju
  • Ina: 10/02/2024 09:27

    Kjo reforme nqs do behet serioze dhe e vertete eshte thelbi i zhdukjes se korrupisonit. Por mos harrojme se sa njerez te ndershem jane strukur dhe nuk shprehin idet e tyre ne pune sepse frika nga firmat e hedhura per vjedhje qe jane bere ka krijuar nje psikoze shume te demshme. Nje i ndershme nuk firmos se frika nga djegja e te thatit me te njomin eshte ne maksimum. Kjo frike ( qe te themi te drejten eshte e drejt)do duhet te hiqet....sepse po demton zhvillimin. Une e gjykoj qe do kohen e vete qe te sherohet nje njeri j drejt nga kjo traum. Por nqs drejtuesit nuk do jene te detyruar te bejne korrupsion sigurisht qe koha do jete me e shkurter Hapi pare....depolitizimi administrates. Nqs partia do caktoj vendet e punes ..reforma deshton

    Përgjigju
    • Une: 10/02/2024 10:34

      Pse kush mendon ti se do i caktoj vendet e punes pervec se partise?! Mos e vi ne dyshim inteligjencen tende me keto lloj pyetjesh.

  • Kombëtarja: 10/02/2024 04:14

    Atëherë nuk fitojmë se bëhet pazar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë