Edhe ministrat e qeverisë Rama-Meta kanë shprehur opinionet e tyre lidhur me reformat e bëra deri më tani, dhe ato që pritet të realizohen nga qeveria në detyrë.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se administrata është themeli i shoqërisë europiane, ndërsa shtroi nevojën e një shërbimi të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve politike. Fjala e Ramës në bashkëbisedimin me administratën publike
“Po punojmë për një administratë në shërbim të qytetarit dhe respekt të ligjeve të vendit. Një administratë që është ajo çka ka munguar më shumë se çka tjetër në gjithë këto vite, dhe është ajo çka do të jetë themeli i Shqipërisë europiane, si anëetare e BE. Në një realitet që jetësohet këtu në vend, në realitetin europian të jetës së këtij vendi, dhe që pikësëpari fillon aty ku qytetari troket dhe dera e adminsitratës hapet për ta dëgjuar dhe për ti shërbyer. Me anë të admisnitratës publike eksperienca e njerëzve të një vendi, vihet në shërbim të shoqërisë”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë vuri theksin në depolitizimin e adminsitratës publike, ndërsa tha se kjo nuk i përjashton nëpunësit që të kenë angazhimin e tyre politik.
“Administrata duhet të ndalet nga politika, kjo nuk do të thotë se kush punon në admisnitrsatë nuk duhet të ketë bindjet e tij politike, nuk do të thotë që kush shërben në administratë t’i shmanget nga frika aktiviteteve politike, apo të ngurrojë po nga frika të behet pjesë e diskutimeve që politika hap me shoqërinë. Kjo nuk do të thotë që politika ta uzurpojë administratën përmes të besuarve të vet, por përkundrazi që politika si besimi njerëzve për ta bërë jetën më të mirë të mos ndahet nga bindja e çdo nëpunës, se në i duhet shërbier çdo qytetari njësoj pavarësisht bindjeve politike të tij. Aminidtratat është mjet për ta bërë më të mirë bashkëjetesën mes njerëzve”, tha Rama.
RAMA:ADMINISTRATA NUK KA LUKSIN TË KONKURROJË PRIVATIN
Duke u ndalur tek situata aktuale në të cilën ndodhet aministrata publike, kryeministri tha se përsa i përket pagave, ajo nuk mund ta konkurrojë sektorin privat. Ndërkaq, Rama theksoi se “administrata duhet të mishërojë shërbim me ndershmëri ndaj qytetarit, dhe të tregohet aftësi dhe talent”.
“Administrata jonë ende nuk e ka luksin të konkurrojë ata që punojnë në sektorin privat. Dhe të ardhurat tonë nuk lejojnë të bëjnë një ngritje të pagave të tyre. Por kjo nuk do të thotë se ata që janë të gatshëm të kontribuojnë, tërhiqen nga kjo. Duam administratë që të jetë mishërim i aftësisë dhe i talenteve. Po kështu duhet shërbim me ndershmëri. Nëse ne do të përmirësojmë imazhin e shtetit, dhe do të krijojmë ksuhte që të besohet se kush është i zoti mund të shkojë aty ku dëshiron dhe brenda admisnitratës të bëjë karrierën që dëshiron, ne do të bëjmë progres për ta bërë administratën një mundësi që eksperienca të ndërthuret me idetë e reja”, tha Rama.
RAMA: DO TË PËRMIRËSOJMË KUSHTET E ADMINISTRATËS
“Ne duam, dhe do bëjmë çmos që t’i përmirësojmë kushtet. E kemi filluar nga dy kushtet e para: të përmirësojmë imazhin e shtetit tonë, dhe të krijojmë besim se konkurset nuk janë farsa, dhe nëpërmjet tyre gjithsecili të tregojë sesa vlen”, tha Rama.
RAMA: KEMI TRASHEGUAR NJË LIBER ME GABIME
“Kemi trashëguar një libër me gabime, por tani do reformojmë dhe transformojmë administratën publike. Është momenti të lëmë pas librin e gabimeve, dhe mos t’i shtojmë faqe të reja që nuk do sillnin asnjë rezultat, qoftë edhe për interesat partiake”, tha Rama.
REFORMA NË ADMINISTRATËN PUBLIKE, HARITO: DEPOLITIZIMI I SAJ, SFIDË
Në fjalën e saj, ministrja e Inovacionit Milena Harito tha se “reforma në administratë ndodhet në një stad të ri. Ndërsa shtroi nevojën e depolizimit të administratës, si një sfidë”.
Nuk do të ketë korrupsion në administratë, dhe do të përpiqemi t’i kthejmë dinjitetin asaj. Po kështu depolitizimi i administratës publike, është e sfidë e madhe për ne. Po punojmë për një ndryshim të madh. Konkurset do të jenë reale. Askush nuk duhet ta shikojë më administratën si një vend ku mund të merret rrogë pa punuar. Qeveria do të jetë garant për mbrojtjen e administratës publike”, tha Harito.
MUZAKA TREGON EKSPERIENCEN E TIJ SI PJESE E SKUADRES SE RILINDJES
Oltjon Muzaka, një prej të rinjvë që iu përgjigj thirrjes së Ramës për të aplikuar për skuadrën e Rilindjes për Shqipërinë, i cili tashmë është zgjedhur si ndihmës ligjor pranë kabinetit të kryeministrit, tregoi eksperiencën e tij, që nga aplikimi e deri tek përzgjedhja.
“Kam kënaqësinë të ndaj me ju një eksperiencë që nisi vite më parë kur zgjodha Francën për të studiuar. Pas mbarimit të studimeve kam bashkëpunuar në një nga zyrat më të rëndësishme të avokatisë së arbitrazhit ndërkombëtar, dhe pas eksperiencës së fituar aty vendosa të kthehesha në Shqipëri. Hezitimi për t’u kthyer ishte i madh, por vendimi nuk mbështetej vetëm në arsye personale, por dhe tek shpresa për një qeverisje reale duke parë programin e rilindjes, kështu që aplikova, koha tregoi se ky proces nuk ishte farsë. U kontaktova dhe pas disa intervistash u zgjodha të jap kontributin tim pranë zyrës së kryeministrisë. Jam i lumtur sot për vendim që mora. Jam i lumtur të jap kontributin tim në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e vendit”, tha Muzaka.
(Në foto Oltjon Muzaka)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)