Rama: Administratë
europiane për publikun

Rama: Administratë<br />europiane për publikun
TIRANE- “Administrata do të jetë themeli i Shqipërisë europiane, anëtare e Bashkimit Evropian”, ishte ky qëndrimi i kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën “Një administratë europiane për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”. Ai vuri theksin te krijimi i një administrate jo të politizuar, e cila do të shërbejë në interes të popullit. Shefi i qeverisë nënvizoi se administrata i përket shoqërisë dhe si e tillë duhet t’i shërbejë asaj dhe jo politikës. "Administrata duhet të ndalet nga politika, kjo nuk do të thotë se kush punon në administratë nuk duhet të ketë bindjet e tij politike, nuk do të thotë që kush shërben në administratë t’i shmanget nga frika aktiviteteve politike, apo të ngurrojë po nga frika të bëhet pjesë e diskutimeve që politika hap me shoqërinë.

Kjo nuk do të thotë që politika ta uzurpojë administratën përmes të besuarve të vet, por përkundrazi që politika si besimi njerëzve për ta bërë jetën më të mirë të mos ndahet nga bindja e çdo nëpunës, se në i duhet shërbyer çdo qytetari njësoj pavarësisht bindjeve politike të tij. Administrata është mjet për ta bërë më të mirë bashkëjetesën mes njerëzve”, tha Rama. Ndërkohë që ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito thekson vendosmërinë e qeverisë së re që rekrutimet në administratë të bazohen në meritë dhe jo në njohje. Harito tha se qeveria ka vullnetin e qartë për të lënë pas të shkuarën dhe për të ecur drejt zhvillimit. “Askush nuk do t’ju kërkojë më me listë në dorë votat. Për në meritokracia dhe integriteti moral janë të pandashme. Kush e merr pozicionin me meritë ka mundësi ti dalë për zot. Askush nuk mund të sillet sikur zyra e shtetit është pronë e babait, sepse do të mbajë përgjegjësi përpara ligjit.

Ne e kemi filluar punën me rekrutimet. Njerëzit janë ata që janë, gjithnjë do të kenë tentacion të favorizojnë dike apo dike tjetër. E rëndësishme është të ndërtojmë sistemin. Po përpiqemi të bëjmë një ndryshim të madh, punësimet me meritë dhe jo me njohje”, deklaroi ministrja Harito. E ftuar në konferencë, ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha u shpreh se rikrijimi i një administrate profesionale është një kusht për hapjen e negociateve. Pjesë përbërese e negociatave është edhe një vlerësim i rregullt i kapaciteteve administrative të administratës, për funksionet dhe karakteristikat që duhet të kenë këto struktura. “Vazhdimi i reformës në administratën publike është një vizion yni. Qeveria ka ndërmarrë hapat e duhura për ligjin e nëpunësit civil”, tha Gjosha.

Basha: Rama mori administraten me dhunë në konferencë
Kryetari i PD-së Lulzim Basha e cilësoi një farsë konferencën me administratën publike, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” , Basha shkruan: “Ç'farsë tragjikomike! Rama detyron me zor administratën të dëgjojë barsaletat e përditshme monotone. Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë. Flet për ligjin dhe pa ligj e kundër ligjit heq përditë nga puna burra dhe gra, të rinj e të reja. Flet për konkurse profesionale dhe profesionistët e vetëm që fitojnë janë kryetarët e PS apo aktorët në spotet elektorale. Flet për Kushtetutë kur Kushtetutës i vuri shkelmin për të nisur spastrimet e paligjshme.”


Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit