Një thirrje të dytë, ai ka drejtuar biznesmenëve: "Mbajini me krenari gjobat që pushteti po ju vë, si çertifikata të të betejës suaj me regjimin më të korruptuar në vend, sepse ne nuk do të njohim asnjë nga gjobat e vendosura mbi ju katër muajt e fundit para zgjedhjeve".
QE SIVJET, NJE PAGE ME SHUME ME TAKSEN E NDERSHME
Kreu socialist shpalosi pjesë të rëndësishme të programit të PS-së. Ai tha: "Katërvjeçarin e ardhshëm ne synojmë të hapim 300 mijë vende pune dhe të ulim taksën e tatim–fitimit e të vendosim taksën e ndershme, në mënyrë që kush fiton më pak, të paguajë më pak e kush punon më shumë, të paguajë më shumë. Me këtë taksim, mësueset, inferet në spitale, mësuesit, do të fitojnë më shumë se një rrogë ashtu si dhe ata që fitojnë nën 1.5 milionë lekë të vjetra, kurse të tjerët sigurisht që do të paguajnë më shumë se fitojnë më shumë. Do t’i japim fund një epoke të turpshme ku pastruesja e Kryeministrisë paguan më shumë taksa se Kryeministri, ku polici që rri ën shi e breshër, paguan më shumë se ministri I Brendshëm.
ADMINISTRATA TE MOS PERULET PARA PRESIONEVE, DREJTUESIT DO DALIN PER NDJEKJE PENALE
Dy fjalë edhe pë ata rrogëtarë të shtetit, që shteti po I trajton si skllevër, se po bëhet një presion i madh për t’u marrë votën. U themi të gjithëve: Mos u përulni, ruajeni vendin e punës por mos u përurlni dhe ndërkohë zotohemi publikisht se çdo drejto shkolle, spitali, çdo drejtor I çdo pjese të shtetit që do të ëprdoret për të ushtruar terror psikologjik mbi rrogtarët, pas 23 Qershorit, do dalë para përgjegjësië penale.
Pas 23 qershorit me PS dhe Alencën në qeveri nuk do ketë më rrogtarë që do vihen nën presion për shkak të bindjeve të tyre politike, nuk do ketë më njerëz që I paguajmë me taksat e shtetit që do merren zvarrë në mitingjet e PD-së. ne vijmë para popullit shqiptar me premtimin që t’I japim çdo qytetari të këtij vendi për t’I dhënë lirinë e për të thënë atë që mendon me punën e tij, lirinë për të mos u kërcënuar.
GJOBAT E BIZNESIT TE KATER MUAJVE TE FUNDIT, NUK DO TE NJIHEN NGA QEVERIA E MAJTE
Pas 23 qershorit, Shqipëria do të marrë frymë lirisht. Ashtu sikundër, po shtohen presionet ndaj administratës, ashtu po shtohet edhe vala e gjobave ndaj njerëzve të këtij vendi që në 23 Qershor do shkojnë në votime, që nga fshatarët që jetojnë me drutë e popullit e deri tek sipërmarrësit. Ne zotohemi se nuk do njohim asnjë gjobë që ëhstë vendosur në katër muaj e fundit para 23 qershorit. Çdo njeri që ka marrë një gjobë, që nga fillimi I muajit mars, duhet ta mbajë atë me krenari si certifikatë në betejën me këtë regjim të korruptuar që qëndron në pushtet dhe në mënyrën më të pashpresë kërkon të mbahet si i I mbyturi pas fijes së barit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)