Rama-Ahlin: Suedia e mbështet
Shqipërinë në rrugën drejt integrimit

Rama-Ahlin: Suedia e mbështet<br />Shqipërinë në rrugën drejt integrimit
TIRANE - Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin. Të dy zyrtarët mbanin një qëndrim pozitiv ndaj marrëdhënieve mes dy vendeve, ku mbizotëron respekti dhe mirëkuptimi i ndërsjelltë dhe falë vullnetit të dyanshëm, do të përforcohen edhe më tej. 

Kryeministri Rama nënvizoi mirënjohjen e thellë ndaj Suedisë si një mbështetëse e hershme e zhvillimeve të gjithanshme të Shqipërisë dhe perspektivës së saj të integrimit europian. Ndërkohë Kryeparlamentari Ahlin siguroi se Suedia do të vazhdojë të jetë aleate e shtetit Shqiptar dhe mbështetëse e fortë, që të përmbushë prioritetet e saj të integrimit.

Në takim u fol edhe për zhvillimet në rajon, për të cilin u nda besimi se e ardhmja europiane e tij përbën një forcë të madhe për konsolidimin e paqes dhe prosperitetit të rajonit.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur