Rama: Ajo që po ndodh me Kosovën është çmenduri, nën pushtim lëviznin pa viza, sot në liri nuk munden! Kjo është e turpshme

 

Ajo që po ndodh me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën është çmenduri dhe një turp. Ky ka qenë qëndrimi i ashpër i kryeministrit Rama në Bruksel sot.

“Një tjetër peng marrje është ajo e Kosovës. Është popullata e vetme në Evropë që nuk mund të lëvizë lirish. Imagjinojeni,. Ara ishin në diktaturën jugosllave dhe mund të lëviznin lirisht. Dhe që kur u liru7an, çlirimtarët e tyre nuk i lejojnë të lëvizin lirisht. Kjo është e turpshme.  Unë u thashë dhe ndihem i keqardhur që u ndjeva si të nevojshme, që Serbia është në realitet krejtësisht tjetër. Flasim për një vend ku popullariteti i Putinit është 80% dhe opinioni nuk është i prirur të vrapojë drejt Brukselit por jashtë çdo pritshmërie, edhe times, se sinqerisht nuk e prisja. 3 herë janë harmonizuar me Bashkimin Evropian dhe perëndimin kundër Rusisë, duke votuar edhe për përjashtimin e Rusisë nga këshillit i t6ë drejtave të njeriut. Unë nuk e kuptoj çuarjen e gjërave në kufi në raport me kërkesat për sanksionet. Serbia nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë, kaq shpejt dhe çuarja deri në kufi jep efektin e kundërt! Dhe koston do ta ketë axhenda evropiane e Serbisë dhe popullate e rajonit”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Jo negociata! Rama i ashpër në Bruksel, mesazhe të forta liderëve të BE: Nuk mbani fjalën! Turp! Na vjen keq për ju! Të paaftë të çlironi dy pengje nga Bullgaria


K.T./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë