Rama i kundërvihet Vuçiçit: Kosova është Kosovë dhe pikë, jo e ashtuquajtur

 

Kryeministri shqiptar Edi Rama e cilësoi Ballkanin e Hapur një mekanizëm i cili ndaloi një gjakderdhje tjetër dhe një luftë tjetër, duke përqafur kështu mendimin e Ali Ahmetit.

Rama nuk ngurroi të korrigjojë edhe deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha “e ashtuquajtura Kosovë”.

Vuçiç: Dua të kujtoj që ka ndodhur 4 muajt e fundit sipas të dhënave që kam marrë nga shërbimet e mia, 2629 artikuj që janë shtypur në median europiane për Serbinë pas sulmit rus. Artikuj që thonin se Serbia po vë në rrezik gjithë Ballkanin Perëndimor duke vendosur trupa dhe duke rrezikuar Bosnjen dhe të ashtuquajturën Kosovë. A keni parë ndonjë ndjesë të vetme për ato media me të cilat janë ekspozuar popujt e BE-së”.

Edi Rama: Përmendët apo përdorët fjalët a do të bëhet një bashkëpunim vërtet rajonal. Ballkani i Hapur është mekanizmi i parë vërtet rajonal i bashkëpunimit sepse po prodhon rezultate për njerëzit. Ballkani nuk është vendi i Jezusit por Shën Thomait, ne nuk besojmë po nuk vendosëm dorën në plagë. Është një tryezë e hapur për të gjithë. Aleksandri  e quan e ashtuquajtura Kosovë, unë e  quaj Kosovë dhe pikë. Sikur ne do të luftoni ç’vend do të kishte qenë Ballkani. Ky është një projekt, Ali Ahmeti e thotë thjeshtë: Ne nuk duam luftë tjetër dhe duam që të mbajnë sa më larg të jetë e mundur çdo fantazmë  nga  shkuara apo e tashmja. Nuk duhet të jetë problemi i qeverisë së Kosovës për të ardhur, por duhet të kishte qenë problemi i Serbisë për të pranuar. Kjo paqe përfundimtare që kërkojmë do të vijë përmes Ballkanit të Hapur.

Aleksandër Vuçiç: Kemi ftuar deri më tani qindra herë të gjithë të tjerët. Kurdo dhe sa herë që e bëjmë e bëjmë për hir të popullit tonë. Gjithmonë ka pasur këtë pyetje ku janë të tjetër. Kemi pasur trysni nga shumë vende të fuqishme për nismën. Por ne po bëhemi gjithnjë edhe më të fortë se po besojmë te kjo. Kemi një vetëbesim më të madh sot dhe e dimë që duhet të mbajë paqe dhe qetësi në rajon. Kjo është ajo që dimë. Thjeshtë hidhni një sy Ukrainës, doni ta shihni këtë në Ballkan. Unë nuk dua. Mos e nënvlerësoni nismën tonë.


Lajmi kryesor:

Jo negociata! Rama i ashpër në Bruksel, mesazhe të forta liderëve të BE: Nuk mbani fjalën! Turp! Na vjen keq për ju! Të paaftë të çlironi dy pengje nga Bullgaria


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dosjet/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi

Dosjet/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi