Rama-aleatëve: 1 ministër po
morët mbi 10 mijë vota

Rama-aleatëve: 1 ministër po<br />morët mbi 10 mijë vota
TIRANË- Kryetari i opozitës Edi Rama më në fund ka qetësuar aleatët. Vendosja e një dyshemeje dhe tavani votash që duhet të marrë çdo pjestar i koalicionit në zgjedhjet e 23 qershorit, ka qënë dhe një ofertë konkretë për të rivitalizuar të gjitha forcat dhe për të shënuar rezultat maksimal. (Foto: Takimi i djeshem ne seline PS)

Ndonëse nuk është diskutuar për asnjë moment përfshirja e krerëve aleatë në listat rajonale të PS, kreu i PS Rama ka gjetur një mënyrë origjinale për të kënaqur të gjithë aleatët. Kështu është vendosur që të gjithë aleatët që marrin në rang qarku 500 deri në 1000 vota, do të kenë përfaqësim vendor në qeverisjen e ardhshme të gjithë ata aleatë që marrin 5-10 mijë vota në rang vendi do kenë përfaqësim real në qeverisjen vendore me poste zv.ministri, drejtorë drejtorie apo drejtorë të tjerë në qeverisjen e ardhshme.

Ndërkohë që nëse një parti merr mbi 10 mijë vota në rang vendi, dhe aq më tepër e shoqëron dhe me një mandat deputeti, atëherë ka të garantuar një post ministri. Rama me sa duket ka vendosur të luajë rëndë për aleatët duke e përgjysmuar ofertën që Berisha ka bërë për aleatët e vet që nëse marrin 20-25 mijë vota në rang vendi do kenë një post ministri.

Mbi 30 parti aleate të Partisë Socialiste dëgjuan dje projektplatformën e paraqitur nga kryesocialisti Edi Rama për të vlerësuar kontributin e tyre në zgjedhje dhe përfaqësimin e ardhshëm, në qeverisje. Pas takimit, Paskal Milo dhe Petro Koçi, kryetarë të dy partive aleate, u prononcuan për mediat duke e vlerësuar projektplatformën e PS-së si të studiuar dhe të përshtatshme.


PSD, PASKAL MILO: PLATFORMA E KOALICIONIT TË PS ISHTE E STUDIUAR SHUMË MIRË

"Sot kryetari i PS-së ka paraqitur para partive kolege, një projekt platformë për bashkëpunimin elektoral dhe postzgjedhor midis aleatëve. Ishte një projekt i studiuar, ku ishin reflektuar thuajse të gjitha mendimet e paraqitura nga partitë opozitare.

Pas disa ditësh, pasi të reflektohen në të edhe disa mendime të tjera, ne do shkojmë drejt kësaj platforme të bashkëpunimi zgjedhor dhe postzgjedhor dhe më pas, në një etapë tjetër, me marrëveshjet ndërmjet PS-së dhe secilës parti. Në to do të përcaktohen qartë përfaqësimet, mbi bazën e kontributit dhe peshës së secilës parti në votime dhe në qeverisjen e vendit.

Në takimin e sotëm, asnjë prej kryetarëve të partive nuk ka ngritur çështje deputetsh; ishte vetëm platforma e lexuar nga PS me shifrat e kontributeve, kushti minimale nga 500 deri në 100 vota dhe për pushtetin qëndror, vlerësimi niste nga 5000 vota deri në 10000 vota. Pra, kishte një fakt konkret mbi bazën e të cilit do të fillojë bashkëpunimi.

Pati sugjerime për klauzola shtesë, por theksoj se mënyra si ishte formuluar dokumenti linte hapur mundësitë që të vlerësohej pesha dhe kontributi i çdo partie.
Aty nuk u përmend emri i asnjë partie politike jashtë koalicionit tonë. Kujtojmë se numri i aleatëve ka qënë 23 në muajin janar dhe ka arritur në 31".


PSV, PETRO KOÇI: RAMA DISKUTOI FORMULËN, ISHTE E PËRSHTATSHME

"Na u paraqit një platformë, e cila na u duk e përshtatshme.Do të ketë edhe negociata dypalëshe në shërbim të marrëveshjes".

ELEMENTET E KOALICIONIT

Elementi i parë bazë i pjesëmarrjes është përfshirja e krerëve të partive aleate në listat rajonale të PS, kryesisht në qarqet ku ka më shumë deputetë e aleatët kanë më shumë mbështetje elektorale.

Elementi i dytë bazë është përfshirja në qeverisje, apo në saktë me poste ministrore apo të tjerë poste të dyta dhe të treta në qeverisje. Mësohet se pritet të vendoset një dysheme për marrjen e votave që është numri i 20 mijë votave për secilën parti që ka apo s’ka deputet, të ketë një post ministri.

Mësohet se krerët e partive aleate kërkojnë që të dalin bllok në fushatë me PS, të jenë pjesë e shtabeve elektorale e pse jo nëse ka mundësi të caktohen dhe komisionerë të opozitës dhe nga anëtarët e partive të tyre sipas mundësisë.


Lajmi u perditesua
Redaksi Online
(ar.sh/sg/jm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten