Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të Alvinit me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, që prej një jave ndodhet në kufirin sirian në kuadër të operacionit të shpëtimit të 11-vjeçarit. Vogëlushi shqiptar, thotë Rama, do të pajiset me dokumentet e nevojshme dhe më pas do të fluturojë drejt babait në Romë. Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin.
Postimi i kryeministrit Rama
• Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë
• Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane
• Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm
• Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin...
Lajmi kryesor: