Rama-ambasadorëve: Kur të ikni
do ju mungojë Shqipëria/Batutat

Rama-ambasadorëve: Kur të ikni<br />do ju mungojë Shqipëria/Batutat<br /><br>
"Të jeni të sigurt se kur të vijë dita për t’u larguar, Shqipëria do ju mungojë".

Kjo ishte batuta e kryeministrit Edi Rama në pritjen e organizuar me ambasadorët e huaj në vendin tonë, ku merrnin pjesë edhe ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ajo e BE, Romana Vlahutin, me rastin e festave të fundvitit. Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria është vend i c ili nuk të lë kurrë të mërzitesh. “Shpreh kënaqësi për takimin tonë të përvitshëm me rastin e festave që tashmë është kthyer në traditë. Ju uroj mirëseardhjen dhe një punë sa më të frytshme në punën tonë edhe për ambasadorët që gjenden këtu për herë të parë. Të jeni të sigurt se kur të vijë dita për t’u larguar, Shqipëria do ju mungojë. Kemi dëshmi të këtij fakti, ku njerëz që vijnë nga vende të zhvilluara pasi ikin prapë mendjen e kanë në Shqipëri. Shqipëria nuk të lë kurrë të mërzitesh dhe është një vend me të papritura dhe me surpriza”- tha Rama.

Kreu i qeverisë foli përpara ambasadorëve të huaj edhe për ecurinë e reformës në drejtësi. "Ky vit na tregoi dhe se sa e vështirë është rruga e zbatimit të reformës në drejtësi. Po ashtu zbatimi i kësaj reforme është proces i pakthyeshëm, humbëm disa muaj për të nisur procesin e Vettingut, por varet si e shikon. Në dy vite ndryshuam kushtetutën dhe kemi miratuar ligje të reja dhe kemi ngritur një drejtësi të re. Por kjo duhet e shpejt si drita e krahasuar me kohën për të bërë një reformë në drejtësi. Nuk ka më kohë për të humbur për tu bashkuar me Evropën", tha Rama, ndërsa shtoi se nga zbatimi i kësaj reforme varet çelja e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

"Pavarësisht prekjeve që ka bërë gjithsesi dhe meritave që ka gjithkush në këtë proces, askush nga ne nuk mund të bënte një reformë në drejtësi kaq të shpejtë dhe për të mbajtur këtë ritëm në zbatimin e saj. Si askush nuk do ti kishte bërë këto gjëra nëse nuk do të ishte destinacion Bashkimin Evropian. Jemi më afër se asnjë herë për çeljen e negociatave me bashkimin e vropian", vijoi ai.

Duke u ndalur te ky proces shefi i ekzekutivit evidentoi se nevojitet bashkëpunim dhe dialog politik në funksion të kësaj aspirate kombëtare. Rama kujtoi se Shqipëria sot është shumë pranë çeljes së negociatave, ndërsa kërkoi nga ambasadorët që të punojnë në vendin e origjinës për vendimmarrje në favor të vendit ku shërbejnë. "Po të llogarisim vitet nga dhjetori tani në atë të 27 viteve kur ne nisëm zgjimin, ka kaluar shumë kohë. Por nëse i vendosim këto vite në kontekst të gjerë, mund të themi që kemi bërë një progres të madh në raport me të djeshmen. Shqipëria e nesërme do të jetë më e mirë se ajo e sotmja. Faktikisht u arrit dhe sot do të ishte e padrejtë që të mos kujtohej roli i luajtur nga shumë kush, për të materializuar marrëveshjen që reflektoi më së miri që mbart politika shqiptare për të realizuar gjerë që mund të duken të panumërta me bashkim në moment kyçe dhe në funksion të aspiratave kombëtare", theksoi kryeministri.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim