Rama: Askush nuk ka dyshim
do të jem sërish Kryeministë

Rama: Askush nuk ka dyshim<br />do të jem sërish Kryeministë
Gjatë firmosjes së marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore për haunë 63.8 milionë për investimet në sektorin e turizmit, kryeministri Rama deklaroi se objektiv është që deri në 2025 në këtë sektor të jenë të punësuar 250 mijë shqiptarë.
 
"Projekti me Bankën Botërore do të prekë dy qendra strategjike si Gjirokastra dhe Berati, Sarandën si portë hyrëse për turizmin, do të vazhdojë me Butrintin, si qendër me rëndësi strategjike dhe do të shtrihet në Përmet, ku ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik.
 
Kemi një rritje të ndjeshme të turizmit, nga 2014-15 me gjysmë milioni, ndërsa në 2016 rritje me 20%.
 
Kjo do të thotë se potenciali është shumë i madh. Turizmi ka impakt në punësim, sot janë 51 mijë të punësuar, por ne mund të shkojmë në 250 mijë të punësuar në 2025
" tha Rama.

Mbështetja për turizmin do të jetë maksimale sipas kryeministrit edhe në mandatin e dytë duke besuar te fitorja në zgjedhjet e 2017.

"Objektivi ynë është që të jemi 100 mijë plus deri në 2021 që përkon me mbylljen e mandatit të dytë qeverisës, për të cilin askush nuk ka dyshim se do ta ushtrojmë me përgjegjësinë më të plotë".

Rama në fjalën e tij vlerësoi bashkëpunimin me Bankën Botërore në mbështetje të qeverisë shqiptare për reformat e ndërmarra këtë mandat.
 
"Tre reforma të rëndësishme kanë garantuar kthesën që ka marrë vendi, të cilat janë në; energji, pensionet dhe kundër informalitetit.
 
Pa mbështetjen e Bankës Botërore do të kishte qenë shumë e vështirë të realizoheshin këto reforma
".
 
Kryeministri vlerësoi reformën e pensioneve dhe energjisë, ndërsa shtoi se nuk është i kënaqur me atë kundër informalitetit.
 
"Reforma kundër informalitetit komplekse dhe e vështirë, ka dhënë disa rezultate, jemi të pakënaqur, por jemi optimistë se edhe në këtë drejtim do të bëjmë pa diskutim sukses.
 
Reformat që kemi ndërmarrë janë zvarritur dhe vonuar për shumë vite duke krijuar kosto dhe pasoja, nëse do ishin bërë më parë
".

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure