Rama: Askush s'e ndal drejtësinë
e re, do miratojmë ligjet kryesore

Rama: Askush s'e ndal drejtësinë<br />e re, do miratojmë ligjet kryesore
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se paketa shoqëruese e reformës në sistemin e drejtësisë do të miratohet.

Në postim në Facebook, Rama shkruan se miratimi i ligjeve kërkon 84 vota, ndërsa theksoi se askush nuk mund ta ndalë drejtësinë e re që ka nisur. Kreu i qeverisë thekson gjithashtu se Partia Demokratike do të insistojë sërish kundër çdo ligji të domosdoshëm për nisjen nga zbatimi të reformës në drejtësi. 

Kryeministri ndalet dhe te procesi i vettingut, i cili sipas tij, do të spastrojë piramidën e sistemit gjyqësor të korruptuar, siç e quan Rama. 

Postimi i Kryeministrit:
"Reforma në Drejtësi do të vazhdojë me ligjet kryesore që pasojnë reformën e miratuar kushtetuese dhe kërkojnë minimumi 84 vota. Ata që u dorëzuan përballë presionit të jashtëzakonshëm popullor e ndërkombëtar dhe presionit të brendshëm që krisi murin shurdh të Partisë Demokratike, do të vazhdojnë të rezistojnë në çdo hap e për çdo ligj të domosdoshëm për zbatimin e reformës kushtetuese.

Por nuk kanë shans ta ndalin historinë e re të drejtësisë që ka nisur me hirin dhe me pahirin konsensual të 21 korrikut.

Shqipëria nuk është më ajo që ishte përpara votimit historik të së enjtes së shkuar; jo vetëm në sytë e Ëashingtonit, Berlinit e Brukselit, po edhe në sytë e komunitetit ndërkombëtar të investitorëve, vendi ynë ka fituar një besueshmëri të re.

Votimi i 21 korrikut i ka hapur rrugë një reforme shembullore në drejtësi dhe vetingu me mbështetje ndërkombëtare (parashikuar në kushtetutë) i të gjithë gjykatësve e prokurorëve, i cili do të nisë si një operacion rrënjësor pastrimi nga maja e piramides së korruptuar të gjyqësorit, i ka bërë të marrin frymë lirisht investitorët e mëdhenj. Këtë e konfirmoi sot vetë Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri