Rama: Qeveria e re do betohet te Meta nëse s'do jetë shkarkuar nga 'Kushtetuesja'! I gatshëm që të ulem që tani në tryezë me Bashën për Reformën Territoriale

Rama: Qeveria e re do betohet te Meta nëse s'do jetë shkarkuar nga 'Kushtetuesja'! I gatshëm që të ulem që tani në tryezë me Bashën për Reformën Territoriale

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Qeveria e re 'Rama 3', do të betohet te Ilir Meta, nëse ky i fundit nuk do të jetë i shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese, një procedurë që pavarësisht "luftës" Presidencë-Qeverisë, kryeministri Edi Rama nuk mund ta anashkalojë. Një fakt i tillë është pranuar sot nga vetë kreu i qeverisë, i cili theksoi se nëse Meta do të vijojë të jetë në atë zyrë si kreu i Shtetit, ai nuk do bëjë gjë tjetër veçse të respektojë Kushtetutën. Megjithatë, kjo nuk është një "sheshim i gjakrave", pasi Rama shtoi se gjatë verës nuk ka pasur asnjë përpjekje për "t'u pajtuar".

" Për sa kohë është në zyrë, do respektojmë kushtetën. Janë ndarë rrugët mes PS dhe Ilir Metës janë të pakthyeshme", tha Rama.

Në një kohë që rrugët me presidentin janë të pakthyeshme, nuk është e njëjta gjë me opozitën! Kjo e fundit e ka një ndër shtyllat kryesore të aksionit të saj opozitar, me rikthimin në Kuvendin, ndryshimin e Reformës Territoriale që sipas tyre nuk reflektojnë nevojën e qytetarëve dhe për këtë Rama shprehet më se i gatshëm për të diskutuar. I gatshëm jo vetëm për ndryshimin e Reformës Territoriale, por edhe të çdo platforme politike apo projekti që PD-ja mund të paraqesë, por thotë se e ka një kusht: Mjafton që opozita të mos shajë Shqipërinë në gjuhë të huaj.

"Ne themi se duhet të kemi më pak bashki, ata më shumë. Megjithatë jemi të gatshëm që të ulemi me opozitën për reformën teritoriale që tani", tha Rama.

Sot në Asamblenë e PS, kryeministri zgjodhi që të bënte publike emrat e qeverisë së re, dhe të 17 emrat ( 12 gra dhe 5 burra) që u konfirmuan, e asnjëri prej tyre nuk e ka ditur që do të zgjidhej ministër. Refuzime nuk mund të ketë, kjo sepse sipas kryeministrit Edi Rama, kjo është një detyrë që u ngarkohet dhe për aq kohë sa janë pjesë e partisë, duke ta mbajnë përsipër këtë përgjegjësi që i besohet.

"Asnjëri nuk e ka ditur, asnjëherë nuk e kanë ditur. Kur je pjesë koalicionit, duhet të diskutosh emra, kur je shumicë, do të diskutosh kur do të marrësh një ministër jashtë partisë, ata që janë të mandatuar e kanë detyrë, nuk ka s'dua. Nuk është restorant, është një front beteje. kështu që kush është i mandatuar dhe ka ardhur për të përfaqësuar shumicën, do e përfaqësoj", tha Rama në 'Opinion'. 

Nisur nga fakti që në këtë mandat të tretë, PS-ja ka shumicën, Rama tha se nuk ka qenë e nevojshme që të konsultohet me dikë, por është ekskluzivitet vetëm i tij.

"Kjo është përgjegjësia ime me Kushtetutë, që të ndërtoj kabinetin qeveritar, se nuk është një detyrë kolektive. Në rastet kur bëhet fjalë për individë, që ti i fton, nuk u thua ti do bëhesh. Është detyrë, jo privilegje, natyrisht që probaliteti që dikush të thotë "nuk dua" ekziston", vijoi Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
Reforma territoriale një nga shtyllat kryesore të aksionit opozitar, Rama: I gatshëm që të ulem që tani në diskutime me Bashën

Një nga shtyllat kryesore të aksionit të opozitës është ndryshimi i Reformës Territoriale dhe kryeministri Edi Rama është shprehur se është i gatshëm që të ulet në tryezë me PD-së për të diskutuar. Ai tha se është i gatshëm që sot, për ta bërë një gjë të tillë, duke konfirmuar gatishmërinë e tij për një "bashkëpunim", me opozitën për Reformat kryesore të vendit.

"Ne themi se duhet të kemi më pak bashki, ata më shumë. Megjithatë jemi të gatshëm që të ulemi me opozitën për reformën teritoriale që tani", tha Rama.

Megjithatë, ai tha se është i gatshëm për bashkëpunim me opozitën, për të ndërtuar një klime të re politike në vend. 

“Opozita është e mirëseardhur, dhe unë jam i gatshëm që të ndërtojmë një klimë të re politike. Të përpiqemi të gjithë së bashku e që mos t‘i përcjellim shqiptarëve atë energji negative, si rezultat i një politike që është 90% luftë personale dhe 10% debat për çështjet. Pushtetin lokal nuk e kemi marrë 100%, por na e kanë lënë në dorë. Pse duhet të bëjmë ne një gjë të tillë për zgjedhjet lokale, jo për t’u bërë njësh, ose për të thënë ‘ok’. Po cilat gjera mund të jemi bashkë, që kanë interes kombëtar. Nëse PD do të thoshte; Ne jemi gati që në anglisht mos ta shajmë më Shqipërinë, do më jepte motivimin që së bashku me të tjerët do i jepnim një ofertë solemnisht.”, pohoi Rama.

Pyetjes nëse do të ishte i gatshëm për një qeveri të përbashkët me PD-në, Rama tha një përgjigje pa përgjigje.

“Ça qeverie e përbashkët? Me kë? Nuk i shkoj këtyre pyetjeve tek e tek. Unë jam i gatshëm që të pres çdo preket politik për të ardhmen e vendit. Ne e kemi bërë kur kemi qenë në opozitë. I kemi bërë disa alternativa. Unë jam i gatshëm dhe i hapur. Edhe në reformën terroritoriale, opinionet i kemi të kundërta, s’kemi pse mos të ulemi dhe të diskutojmë. Ne nuk do të bëjmë një ligj të ri zgjedhor. S’kemi ligj të ri zgjedhor për të bërë. Nuk kontestohen zgjedhjet për shkak të ligjit. Opozita, PD ka humbur zgjedhjet dhe janë të pestat zgjedhje radhazi që humbin. Arsyet se pse humbin 5 dhe do të humbin dhe 2 të tjerat, është se nuk e kanë gjetur mësimin se pse humbën të parat. Duke pretenduar se do të kesh rezultat tjetër, kjo nuk ndodh. Duhet të ndërrosh sistem. Rregullat e lojës i bëjnë të gjitha palët, janë bërë nga të gjitha. Nëse s’do të ishin bërë, do të kishim pasur reagim nga ata që shpesh herë nga ata që reagojnë.”.

Ora 22:05
Kuvendi e ka shkarkuar, Rama: Qeveria e re do betohet te Meta, për sa kohë ai të jetë në atë zyrë! Rrugët e PS me presidentin janë të pakthyeshme

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria e tij e re do të betohet te preisidenti Ilir Meta, të cilin Kuvendi e ka shkarkuar.

" Për sa kohë është në zyrë, do respektojmë kushtetën. Janë ndarë rrugët mes PS dhe Ilir Metës janë të pakthyeshme", tha Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 02/09/2021 22:18

    Vazhdo para CUB se per ate pun ta ka dhen sovrani voten. Tani duhet vetem pun qe shqiperia te kap Europen. Luli po te ishte i zoti e votonte populli,por me cfar duket veshtir do ta ket perseri.

    Përgjigju
  • Shqipfolesi antishqiptar: 02/09/2021 21:46

    Do i paguaj SHBA shpenzimet per Afganet?! A te marrte dreqi ty me gjithe SHBA-te... tani une dhe rrjeti im i supaxhinjve shqipfoles nuk ju bombardojm dot me komente helmuese te llojit "pse ata te qendrojn falas ne hotele ndersa ne te paguajm?". Tani duhet te gjej dicka tjeter si te ve kujen, si te perhap pesimizem dhe urrejtje ne rrjete sociale, se per ndryshe me le shefi Grek pa sup! ... S'ka problem - ka qasje tjeter: DO SILLNI 4000 AFGANE?!?! SI NUK KENI TURP?! PO I ZEVENDESONI SHQIPTARET ME RRACA TE HUAJA! ME KETE RITEM NE SHQIPTARET DO KTHEHEMI NE PAKICE ETNIKE! RRACE E POSHTER!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë