Rama: Asnjë zaptues brenda
territorit të Universitetit Bujqëso

Rama: Asnjë zaptues brenda<br />territorit të Universitetit Bujqëso
TIRANE - Territori brenda Universitetit Bujqësor të Tiranës do të pastrohet nga të gjitha godinat, apo banesat që kanë zaptuar institucionin arsimor. Në fjalën e tij gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Universitetit  Bujqësor, kryeministrit Rama deklaroi se shumë shpejt do të nisë puna për largimin e të gjithë zaptuesve.

"Dikush nga ju mund të thotë, kemi 25 vjet që na kanë zaptuar.  Zaptuesit do ikin nga universiteti që të gjithë. Çdo godinë dhe çdo ngrehinë që nuk i takon universitetit do ikin dhe çdo familje që ka zaptuar territorin do largohet. Sigurisht me të gjitha mjetet ligjore, demokratike, por pa humbur kohë"- u shpreh kryeministri.  
 
Duke iu referuar reformës në arsimin e lartë, kryeministri tha se kjo reformë është një nga shtyllat që e transformon universitetin Bujqësor në një ndërmarrje fitimprurëse.

"Ky sistem që kemi ngritur universitetit i jep autonomi shumë të fortë dhe i krijon kushtet që të mos jetë vetëm me syrin nga studentët, por bashkë me studentët me syrin nga tregu. Pse mos vijnë këtu sipërmarrësit apo fermerët dhe të marrin asistencë, gjithçka duke e paguar, jo falas. Ky universitet i ka të gjitha mundësitë që të bëhet një nga ndërmarrjet me fitimprurëse."- deklaroi Rama.

Lidhur me akuzat për reformën në arsimin e lartë, kryeministri Rama tha: "Na janë mërzitur ngelësat dhe na janë shqetësuar prindërit dhe një ankth i madh e ka përfshirë shoqërinë se ata me 5.1 s’marrin dot diplomë për tu bërë juristë, inxhinierë e profesorë. Ne jemi të vetëdijshëm që mesatarja 6 që sot konsiderohet tavan që pengon liritë dhe të drejtat e njeriut është një nivel qesharak, por duhet ta kthejë rrugën drejt dyerve të universitetit, rrugën e atyre që e meritojnë të hynë në universitet dhe atyre që s’kanë nevojë të shkojnë me cdo kusht në universitet dhe bëhen viktima të zgjedhjes së gabuar, por të synojnë arsimin profesional dhe të bëjnë një jetë dinjitoze se njerëz të zanatit dhe profesionit”. 

Ndër të tjera, kryeministri Rama u komunikoi personalisht pedagogëve për rritjen e pagave të tyre, ndërsa i cilësoi të vyera vlerat didaktike dhe shkencore të Universitetit Bujqësor të Tiranës, që sipas tij do të shërbejnë për t'i kthyer lavdinë e dikurshme këtij institucioni arsimor.

Kreu i qeverisë tha se sot mbetet sfidë rikthimi i shpirtit dhe fytyrës për këtë universitet.
"Në këtë universitet vitet e lavdishme kanë ikur, por kanë lënë pas vlera shkencore dhe didaktike të jashtëzakonshme. Kanë lënë pas njerëz që janë ende këtu. Të gjithë së bashku mund të ndërtojmë gjithë rrugën e rilindjes së këtij universiteti."- u shpreh Rama. 


Fjala e kryeministrit Rama në Universitetin Bujqësor
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social