Rama avancon me Turqinë, nis
Bushatin te Erdogan, vetë pret Isle

TIRANË – Ndërkohë që Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ishtë në Turqi për t’u takuar me Kryeministrin Erdogan dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh, sot, Kryeministri Rama ka pritur në Tiranë, zëvendësin e Erdoganit, Emrullah Isler.

Mbështetja e Turqisë në zhvillimin ekonomik të vendit, veçanrësisht në ato sektorë ku nuk ka qënë e ndjeshme, po kërkohet të avancohet shumë nga Qeveria shqiptare veçanërisht këto ditë.

Burimet zyrtare njoftuan se “Kryeministri Rama e falënderoi z.Isler për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë dhe e konsideroi, sfidë materializimin e partneritetit, çka do të ndikojë edhe në rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve tregtare, kulturore, sociale, etj.

Në takim u vlerësua si tepër i rëndësishëm dimensioni ekonomik i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në këtë kuadër, Zv/kryeministri Emrullah İşler theksoi se ekzistojnë potenciale të mëdha për të çuar më tej si marrëdhëniet tregtare, ashtu edhe investimet.

Gjithashtu, Isler e siguroi Kryeministrin Rama se qeveria turke do të mbështesë realizimin në Shqipëri të një seri projektesh infrastrukturore, në kuadër edhe të ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Po ashtu, edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka pritur dhe ka bashkëbiseduar me Zv.Kryeministrin e Turqizë. Lexo: Meta pret Zv.Kryeministrin e Turqisë

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

24 kursantë finalizojnë Kursin e 20-të Bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO

24 kursantë finalizojnë Kursin e 20-të Bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO