Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ Bashën:
Do vish prapë tek unë,s'je burrë

Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ Bashën:<br />Do vish prapë tek unë,s'je burrë<br>
Kryeministri Edi Rama ka bërë për u’jë të ftohtë’ kreun e PD, Lulzim Basha, teksa janë përplasur ashpër në seancën plenare të ditës së sotme. Basha iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të mos votojnë pr/buxhetin e 2018, duke thënë se është buxhet i varfërisë. Kjo ka ‘acaruar’ kryeministrin, i cili i ka dhënë një përgjigje të fortë Bashës, duke e quajtur atë të vogël dhe që duhet të rritet para se të ngutet.

Basha: Ne hoqëm vizat, ti po i kthen. Shqiptarët nuk janë budallenj, të tillë do ishin po të besonin se të gjithë ato që i kanë ndodhur Tahirit janë rastësi. Me cfarë mburresh ti. Je i paaftë për të qeverisur, nuk sheh dot shifrat e Guardia di Finanza. Këtu ka drogë sa për 5 vjet, ndaj shitet më lirë se çaji nëpër fshatra. Shqiptarët nuk i bën do ti për budallenj. Duhet të ndalim me cdo kusht këtë buxhet të krimit. Kjo qeveri ka vdekur politikisht.

Rama: Do vish prapë të ulesh me mua, siç bërë kur ishe në çadër dhe unë do të të pres. Vetëm nga e ulura jonë mund të bëhet më mirë për këtë vend dhe këta njerëz. Ndërkombëtarët punojnë  me ne për fazën e dytë të një lufte që ne e nismë. Po 900 tonë që prodhoheshin në Lazarat pse nuk u kapën kurrë? Por sot si ka mundësi që nuk gëzoheni, që raporti i Guardia di Finanza i mirëpritur nga gjithë evropianët, të hidhëron. Pse ju hidhëron? A doni që Shqipëria të pastrohet nga ky kancer i trashëguar? Jeni të djathtë dhe doni vetëm djathtë. Ndryshimi mes jush është vetëm djathi. Je po ti që vrapove në Kamëz, kur shkove për herë të parë, për të treguar solidaritet për një të arrestuar, që ishte një nga 5 yjet e partisë tënde. Po jap një këshillë, që nuk do ta dëgjosh ‘mos u ngut, sepse prapë mund të dalësh blof, prapë e vërteta mund të të nxjerrë siç je, i vogël, njeri që tjetër mendon, tjetër thotë dhe tjetër do, mos u ngut’. Kur thua ‘ngrihuni’, kujto çadrën dhe si mbaroj dhe herët ose vonë do ulesh prapë. Kufiri ju ka ardhur më afër, pas katër vitesh do iu vijë dhe më afër dhe mund të jeni edhe më pak këtu. Lulin e vocërr e ka bërë Migjeni, ty të ka bërë Saliu, ndaj mundohu të rritesh e të bëhesh burrë. Nuk frymëzoni dot as njëri-tjetrin dhe jo më tjerët. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave

Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave