TIRANE - Kryeministri i vendit Edi Rama priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, John Baird. Nga të dyja palët u vlerësua puna për arritjen e stabilitetit në Ballkan, ndërsa u konsiderua si pikë kyçe rritja e bashkëpunimit midis dy vendeve në luftën e përbashkët ndaj terrorizmit dhe ekstremizmave.

Nga ana e tij, ministri Baird, vlerësoi në linja të trasha si politikë konstruktive kontributin e dhënë nga vendi ynë për rritjen e sigurisë dhe paqes në Ballkan, gjithashtu dhe në shkallë globale.

Ndërsa Kryeministri Rama u shpreh i ndërgjegjshëm për brishtësinë e paqes dhe për rrezikun që i kanoset kësaj të fundit nga ana e rritjes së ekstremizmit në botë, ndërkohë që mungesën e konflikteve në rajonin Ballkanit e cilësoi si progres.

edi rama john baird

Në kuadër të aleancës euroatlantike, për përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë që kërcënohen nga terrorizmi dhe ekstremizmi, gjatë takimit, Rama dhe Baird u shprehën në një mëndje mbi rëndësinë e forcimit të partneritetit, me dy vendeve, në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)