Rama-Bashës:Do të prezantoj
me Bilalin, por dëgjoje mirë ...!

Rama-Bashës:Do të prezantoj<br />me Bilalin, por dëgjoje mirë ...!<br>
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur rivalit politik, Lulzim Basha, në lidhje me akuzat mbi taksistin Bilal Shehu, i cili dyshohet se ka pranuar marrjen e 80 mijë dollarëve amerikanë nga kryeministri për fotografinë me presidentin Obama.

Ky shtetas u kthye në një temë debati në seancën e sotme plenare mes mazhorancës dhe opozitës, teksa këta të fundit kërkonin të dinin si u pagua ai për foton. Në lidhje me këtë, Rama i tha Bashës se do ta prezantojë me Bilalin, dhe se edhe ai do të duhet ta kalojë atë që kaloi taksisti, pra përballjen me drejtësinë.

“Lulzim do të prezantoj me Bilalin, dëgjoje mirë, ai e kaloi atë që do kalosh edhe ti, ta siguroj këtë gjë. Në fund të hetimit dhe të gjykimit, vazhdon jetën e tij, por nuk e di se si do vazhdojë çështja, unë nuk e komentoj, pasi jam i bindur që edhe sikur Prokuroria të mos lëvizë gishtin, ajo çështje do të hetohet aty ku nuk kalon dot deveja në vrimën e gjilpërës. Unë nuk e drejtoj gishtin nga ju, por ju shikoni gishtin kur gishti tregon hënën. “Mos shikoni gishtin tim, por aty ku gishtin do të tregojë ku duhet të shohim të gjithë së bashku”, thotë një thënie”, tha Rama. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje