TIRANE - Kryeministrit Rama nuk ka pasur tjetër ç'të thojë përveçse ta konsiderojë kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën, si "shakaxhi opozitar" pas deklaratave të këtij të fundit se PS-ja po shpërndan dosjet e legalizimeve të përgatitura nga PD-ja.
Basha u tha sot disa banorëve të zonave informale se "aktualisht Rama po jep certifikatat e përgatitura nga administrata e mëparshme dhe bëri një ndryshim në këtë drejtim, kur premtoi në fushatë legalizime falas sepse projektligji që ka sjellë në parlament, nuk parashikon në asnjë fjalë, “legalizime falas”. Shqetësimi është se jo vetëm nuk ka legalizim falas, por ai do të jetë më i kushtueshëm për qytetarët.”
Pikërisht kësaj deklarate, Kryeministri iu përgjigj në një mesazh në Fb: "Çdo lloj shakaxhiu i përparimit të viteve '30 do ta kishte zili shakaxhiun e sotëm opozitar!"
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com