Rama: Basha eja dialogojmë
numrin ma ke, më telefono!
Foto/Basha ndjek nga cadra live Ramen

Rama: Basha eja dialogojmë<br />numrin ma ke, më telefono!<br />Foto/Basha ndjek nga cadra live Ramen
TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka bërë apel ndaj kreut të PD të mos mbajë vendin peng të një krize artificiale dhe të ulet në një dialog pa kushte me maxhorancën.

Në një konferencë të papritur për shtyp në orën 11:30 minuta sot paradite, kryeministri i ka zgjatur dorën Bashës për dialog, në një tryezë të drejtuar nga Nishani, apo persona të tjerë. Nëse pret një bisedë konfidenciale, Rama shkon më tej, e fton Bashën madje dhe t'i telefonojë personalisht dhe të ndajë mendjen.

Numrin tim e ke, zyra jote e shtypit e ka, ndaj mos ngurro! Ndaje mendjen dhe më njofto, për të mirën e zgjedhësve, partisë

Kryeministri i ka kërkuar Bashës që të ndalet e të mos bëjë akoma më qesharake PD-në para syve të botës.
"Dialog dhe vetëm dialog pa kushte dhe pa humbur kohë”.

Ftesa per dialog
Rama u shpreh sot se ndihet i keqardhur që pavaresisht se e ka inkurajuar deri tani dialogun, Basha nuk ka pranuar.
Në situatën surreale që ka krijuar PD duke u përpjekur të minojë themelin e jetës demokratike, lirinë dhe të drejtën e votuesve të saj për të zgjedhur po ndodh ajo që ska ndodhur kurrë në vend. është opozita zyrtare dhe jo qeveria që refuzon dialogun. Kurrë nuk ka ndodhur deri më sot që opozita të refuzojë brutalisht dialogun, të sabotojë cdo përpjekje qeverisëse për dialog. Personalisht unë e kam shprehur për dialog dhe e kam nxitur dialogun e palës sonë sa kam mundur për cdo instancë, kujtoj këtu gjithë rrugëtimin për reformën në drejtësi
Fatkeqësisht nuk ia kam dalë ta bind të ulet, për të pasur një dialog të denjë.
Sot unë jam përsëri këtu për dialog
”.
Teksa i mëshon faktit se është gati të dialogojë, kryeministri i ka lënë të lirë opozitës të vendosë për kohën, vendin, formatin e takimit.
Pa vënë asnjë kusht për kohën, vendin formatin dhe i gatshëm të pranoj zhvillimin e dialogut, me media, pa media sipas dëshirës së Lulëzim Bashës, PD, dhe të atyre që janë rreth saj në cadër.
Sot i bëj thirrje publikisht arsyes së Bashës, mos ki frikë nga dialogu, mos ec qorrazi në një rrugë që con në humnerë PD dhe krijon tymnajë për vendin, duke frymëzuar forca që nuk i duan të mirën vendin, mos na turpëro të gjithëve duke sulmuar miqtë me gjuhën vulgare të luftës së ftohtë, e mos e pengo luftën tonë të përbashkët me luftën tënde për pushtet, Vettingun dhe rrugëtimin evropian të vendit.

Ulemi në tryezë, përcaktoi vetë të gjithë modalitetet, nëse ke frikë nga unë, përcaktoje vete, ke thënë që do caktosh të tjerë të negociojnë.
Vetëm mos u vono dhe mos na vono, sepse fati yt politik Lulzim nuk më intereson fare
 e as fati i PD, me intereson fati i vendit".

Madje Rama tha se ia besoi tryezën e dialogut dhe Presidentit Nishani, pavarësisht rezervave që ka ai për këtë të fundit.
“E kam treguar gatishmërinë për nismën e presidentit për dialog, dhe pavarësisht për rezervat e mëdha që kam për qëndrimet Presidentin Nishani kur vendi kishte nevojë për paanshmërinë e tij, por pavarësisht vullnetit të mirë të Nishanit, mesa duket dhe nisma e tij nuk po sjell sukses për ta bindur Bashën të ulet në tryezë edhe përse i është lënë atij dorë e lirë cfarë do të diskutojë në tryezë”.

"Ti e ke numrin tim të telefonit Lulzim, ndaje mendjen dhe më njofto një orë e më parë. Për të mirën e të gjithëve, por edhe për të mirën e zgjedhësve të tu dhe tënden personalisht".

Basha ndjek nga cadra konferencen e Rames live nga kryeministria
rama basha

Rama: Asnjë skenar për të ekzekutuar Bashën
I pyetur mbi një skenar të mundshëm sic kanë përfolur mediat për eliminimin fizikisht të Lulzim Bashës, kryeministri mohoi të ketë një të tillë dhe se burimet që informojnë mbi këtë, janë kontradiktore.
Nuk ka asnjë skenar për të ekzekutuar Bashën. Ka pasur një informacion që është trajtuar me interesim më të madh, informacioni nuk është i besueshëm dhe burimi është kontradiktor, dhe janë marrë të gjitha masat sikur të ishte e vërtet dhe siguria e kryetari është prioritet nr 1. Përtej cfarë pompohet në katundin mediatik. Lulzim Basha është më i mbrojtur se çdo herë dhe do të jetë tërësisht i mbrojtur

Nderkombetaret, Rama: PD po behet qesharake
"Mos na turpëro të gjithëve duke sulmuar miqtë me gjuhën vulgare të luftës së ftohtë".
Ishte nje tjeter mesazh i Rames ndaj BashesDuke theksuar se PD ka krijuar një krizë artificiale, Rama shprehu se partia më e madhe opozitare po bëhet qesharake para syve të të huajve.
Jam i trishtuar për gjithçka më dëgjojnë veshët, për miqtë dhe partnerët e Shqipërisë lidhur me këtë pozicionim të PD, jo vetëm se krizë artificiale po bllokon Vettingun dhe po rrezikon hapjen e negociatave të vendit, por edhe thjesht se nuk më pëlqen që një parti e madhe është bërë qesharake në sytë e botës, duke rrezikuar të na bëjë qesharak si komb.
Kjo krizë artificiale krijon një perceptim negativ për Shqipërinë
”.

Pyetjes, ‘nëse nuk do ia dilni të bindi Bashën të ulet në dialog, do kërkonit ndihmën e ndërkombëtarëve?”, Rama iu përgjigj se; “Plotësimi i kërkesave të opozitës që shkojnë në respekt të kushtetutës dhe në drejtimin e duhur jashtë detyrë dhe jo sakrificë. Unë nuk e kam zakon t’u kërkoj ndihmë sepse mendoj që mund t'i zgjidhim vetë, por ndihma e tyre është e mirë se ardhur, por ua them që ata janë në një pozitë të vështirë që po pengohen të japin ndihmën e tyre, Ata kanë qenë më Shqipërinë, janë me ne dhe përpjekjet e tyre po i bëjmë por si asnjë herë më parë janë të dëshpëruar pasi deri më tani i bien një muri shurdh”.

Zgjedhjet nuk shtyhen
Më tej Rama i bën të ditur Bashës që ta harrojë shtyrjen e zgjedhjeve që priten të mabhen më 18 Qershor.
Zgjedhjet nuk ke për t'i ndaluar kurrrë as ti asnjë dhe këtë qeveri nuk ke për ta rrëzuar nëse populli nuk e rrëzon në 18 qershor. Koston e hatashme të PD nuk ke për ta shmangur dot përveç se me dialog. Unë po të pres Lulëzim se ka filluar të qesh bota, dialogu është e vetmja rrugë dhe asnjë rrugë që shmang dialogun. Dialog dhe vetëm dialog pa kushte dhe pa humbur kohë”.
 
Per te lexuar te plote deklaraten e kryeministrit ne konference, LEXO KETU
Redaksia Online
(d.b/B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij