Rama: Basha në gjumë, kur 
zgjohet bërtet se i prishëm gjumin

Rama: Basha në gjumë, kur <br />zgjohet bërtet se i prishëm gjumin
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e opozitës, Lulzim Basha, gjatë një takimi me të rinj profesionistë në sheshin "Nënë Tereza". 

Duke vlerësuar Erion Veliajn për punën e bërë në rreth dy vite si kryebashkiak i Tiranës, Rama tha se Basha nuk e do gjumën pasi është në gjumë. Sipas tij, kreu i PD fillon e bërtet kur i prishin gjumin. 

Duhet Lali Eri dhe jo xhaxhi Luli për ta bërë këtë. Se Luli do gjumë, Eri punë. Dhe kur zgjohet Luli fillon bërtet. Se i prishën gjumin.

Mes Shqipërisë që kishim dhe Shqipërisë që duam, jemi ne që kemi dhënë provën për Shqipërinë që kemi
", tha Rama, ndërsa cilësoi si suksese të qeverisë së tij reformën në shëndetësi dhe atë në arsim.

"QSUT nuk është spitali i Shqipërisë që duam, por i Shqipërisë që kemi. Kjo mjafton të bindemi se nëse arritëm të bëjmë ndryshim të pakrahasueshëm me atë që kishim, askush si ne nuk mund ta bëjë ashtu siç e duam për Shqipërinë që kemi. Po kështu bëmë edhe reformim të sistemit arsimor.

Sot çdo mësues jep lëndë të profilit të tij. E megjithatë ka ende shumë për të bërë që mësuesit të jenë në gjendje që t’i përcjellin me të gjithë kompetencën dituritë e teksteve të reja. Ishin tekste ku në ca Drini quhej i bardhë, e te ca të tjera i zi.

Apo te ca ishte Prespa e madhe, e te ca e vogël. Apo për një klasë datat e çlirimit ishte në 28 nëntor, te një tjetër në 29 nëntor, e në disa lihej e hapur në 28 e 29 nëntor. Por Shqipëria që duam nuk është Shqipëria që kishim. Sot ka ndryshuar cilësia e shkollimit, cilësia e praktikës është në standarde europiane
", tha Rama. 

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se reformat e qeverisë do ta bëjnë Shqipërinë dhe nuk do ta lënë atë në dorë të dembelëve. 

"Ky vend nuk do të jetë peng i horrave, dembelave, parazitëve, llafazanëve, të korruptuarve dhe gjithëfarësoj që e kanë shqyuer në pafundësi popullin e këtij vendi me idenë që nuk bëhet ky vend mor vëlla.

Ky vend bëhet dhe këtë vend ne do ta bëjmë. Do ta bëjmë sepse kjo është koha për ta bërë këtë vend.

Rruga që kemi nisur është rruga e duhur për ta bërë këtë vend. Duam t'u japim të gjithë njerëzve mundësinë që përmes punës të ndjekin ëndërrat e tyre. Mirëqenia nuk është privilegj, por mundësi, nuk është dhuratë, por mundësi, mundësi për të gjithë
". 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij