Kryeministri Rama ka reaguar pas akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha për raportin e Guardia di Finanza për kultivimin dhe asgjësimin e kanabisit në Shqipëri.
Rama shprehet se Basha nuk tha asgjë se përse nuk i votoi ligjet e drejtësisë, ndërsa rihapi kapakun e shpifjeve për drogën sapo Guardia di Finanza e mbylli atë kazan.
"LB nuk tha pse s'i votoi ligjet e drejtësisë, po rihapi menjëherë kapakun e shpifjeve për drogën sapo Guardia di Finanza e mbylli atë kazan" deklaron Rama në një postim në faqen e tij në Facebook.
Nga 6 ligjet e planifikuara për t'u miratuar dje në Kuvend, kaluan vetëm 5, prej të cilëve vetëm SPAK edhe me votat e opozitës, ndërsa 4 të tjerë u bojkotuan.
Ndërsa ligji për KED u shty me qëllim arritjen e konsensusit mes palëve.
Përsa i përket kultivimit dhe asgjësimit të drogës në Shqipëri, Guardia di Finanza konfirmoi sot se 99.8% e sipërfaqes së fotografuar me bimë narkotike në Shqipëri është shkatërruar.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com