“Demokratëve nuk iu ha fare Edi për Edin”, këto janë fjalët e shkrimtares dhe deputetes së PD, Flutura Açka lidhur me bisedën që vendosi të bëjë kryeministri Rama mëngjesin e sotëm me demokratët, pas protestës së dhunshme dhe shkatërrimit të selisë blu.

Sipas deputetes shqetësimi i shqiptarëve nuk është “dhëmbi i prishur” i demokratëve, por  sarkoma e qeverisjes së tij, ndërsa ka shtuar se PD do t’i zgjidhi vetë hallet e saj.

“Mjerim, ke kohë që nuk je më lajm dhe kërkon të bëhesh lajm me demokratët

Po i përgjigjesh pyetjeve të përgatitura nga zyra e Gebellsit tënd në emër të demokratëve

Shqetësimi i sotëm i shqiptarëve nuk është “dhëmbi i prishur” i demokratëve, por sarkoma e qeverisjes tënde. Faturën me emrin tënd dhe qeverisë tënde e dinë mirë shqiptarët. 

Dhe sa për fjalime që po bën nga kali i shaluar, me fjalorin tënd vulgar permanent, dikush është mirë të ta thotë qartë:

Demokratëve nuk iu ha fare Edi për Edin kryeministër, madje as shqiptarëve.

Sepse, ti rri i krekosur në pushtet me vota të grabitura si në asnjë demokraci tē vërtetë në botë.

Meqë ra fjala, me patronazhistët kur do të bashkëbisedosh?”, shkruan ajo në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, diskutoi përmes një live me demokratët lidhur me zhvillimet e dhunshme brenda PD.