Rama me qytetarët në Fier: Nëse opozita vjen në pushtet, procesi i vaksinimit humb! Luli është kukull, s'mund të lejojmë më Ilirin dhe Saliun ta bëjnë Shqipërinë sërish copash

Nëse opozita vjen në pushtet, procesi i vaksinimit do të kthehet në një humbje, dhe rindërtimi nga pasojat e tërmetit do të zvarritet dhe nuk do të përfundojë. Kështu nënvizoi kryeministri Edi Rama, duke theksuar se opozita nuk është e aftë që të sigurojë vaksina.

Nga qyteti i Fierit ku zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët dhe me kandidatët për deputetë në këtë qark, Rama tha se vendi nuk mund t'i besohet më Lulzim Bashës që është një kukull në PD dhe vendi të bjerë në duart e Ilir Metës dhe Sali Berishës që e kthyen Shqipërinë në plaçkë të bërë copash.

Kryeministri Edi Rama duke ju përgjigjur retorikës së kreut të PD-së Lulzim Basha i cili përsërit vazhdimisht se PD ka futur Shqipërinë në NATO, tha se këtë gjë e ka bërë SHBA.

Sakaq në fjalën e tij drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Gramoz Ruçi u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje dhe nënvizoi se numri 12 është vendimtar edhe nëse nuk voton asnjë kandidat.

‘Ju bëj thirrje të merrni pjesë në zgjedhje. Ju kujtoj që numri 12 është vendimtar, nuk ka rëndësi edhe nëse nuk voton asnjë pasi kjo do të thotë e ke shprehur vullnetin tënd duke qene dakord me listën e rreshtuar nga kryetari, siç thashë ne jemi ngarkuar në qarkun e Fierit që të fitojmë 11 mandate dhe të jenë vendimtar në krijimin e maxhorancës.’- tha Ruçi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
Rama: Të ishte për mua, merresha me Zahon, një milion e njëqind mijë herë më i denjë për kohën time se sa Luli (VIDEO)

Kryeministri i Edi Rama nga Fieri tha se po të mos kishte bindjen absolute se ky është moment kyç për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja, atëhere do të merrej me djalin e vogël, Zahon.

Rama tha se Zaho për kohën e tij është 1 milion e 100 mijë herë më i denjë për kohën e tij se sa Lulzim Basha.

‘’Mandati i tretë është shumë larg së qeni për mua personalisht. Nëse do të ishte për mua strikt, personalisht, në mënyn më të ngushtë të fjalës, ju siguroj që po të mos kisha bindje absolute që ky është moment kyç, që këtu ndahet e shkuara nga e ardhmja. Merresha me Zahon. Njëmijë e një herë, një mijë e një qind milion herë më i denjë se sa Luli, e le më se Kryemadhi, Meta, e Sali mavrinë. Ende me Sali mavrinë merret Shqipëria në 2021.’’- tha Rama.

Ora 13:26
Rama i përgjigjet Bashës: Shqipërinë në NATO e ka futur SHBA (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama duke ju përgjigjur retorikës së kreut të PD-së Lulzim Basha i cili përsërit vazhdimisht se PD ka futur Shqipërinë në NATO, tha se këtë gjë e ka bërë SHBA.

‘Një punë të më tregojnë? Kemi futur Shqipërinë në NATO? Shqipërinë në NATO e ka futur SHBA! Ky vend ka qenë është dhe do të jetë një vend që do të shkoj në luftë me SHBA dhe NATO-së si ven di NATO-s. Po ja ta zëmë se, po arsimi po shëndetësi, ku janë këta. E përfytyroni një moment sikur COVID të na kishte gjetur me spitalet e tyre. Në do të ishim bërë jo gaz i botës, por parodia e kontinentit. Këto nuk kishin asnjë autoambulancë. Ky është fakt. Do të vazhdojmë punën për ti ngritur këto një një nivel tjetër, apo do të kthehemi prap në kohën kur shtyheshin ambulancat.’- tha Rama.

Ora 13:18
Rama: Nëse opozita vjen në pushtet, harrojeni procesin e vaksinimit, rindërtimi do të zvarritet dhe nuk do të përfundojë

 

Kryeministri Edi Rama ka thënë nga Fieri se procesi i vaksinimit do të kthehet në një humbje nëse vjen në pushtet opozita. Rama ngriti pyetjet duke nënkuptuar se opozita nuk ka aftësinë që të sigurojë vaksina anti COVID në vend. Sa i përket procesit të rindërtimit, Rama tha se nëse vjen opozita do të zvarritet dhe nuk do të përfundojë.

‘Ne e kemi çliruar një pjesë të madhe nga plehrat. Do të shohim sesi i është vënë në punë impianti i madh i përpunimit të mbetjeve, por jo kudo çështja e plehrave është zgjidhur. Ne e kemi transformuar sistemin tonë shëndetësor spitalet tona, por për fat të keq në sistemin tonë shëndetësor nuk është një Tire që u kap por ka plot Tire që duhen nxjerrë jashtë sistemit. Ende nuk jemi në atë situatë ku njerëzit të jenë të qetësuar përfundimisht nga ato lajmë që nuk janë të mira.

Sot fëmijët kur shkojnë në maturë e kanë të qartë që në universitet do të hyjnë aty ku e meritojnë. Të ketë një universiteti të lidhur me spitalin. Të hapim një universitet mjekësie në Fier. Kjo bëhet duke vazhduar që të fitojmë betejën. Që armiku i padukshëm të jetë zhdukur. Kush do ti bëjë këto, kush do të vazhdojë ta vaksinojë popullin shqiptar. Kush mendoni ju se do të sigurojë vaksina, ata? Ai që u bën thirrje nga gropa dixhitale. Harrojeni me ata edhe procesi i vaksinimit, që është tashmë i fituar, do jetë një humbje! Ata do të kthejnë në shtëpi njerëzit pas tërmetit! Do të kthehet në një zvarritje, procesi i rindërtimit, dhe nuk do të përfundojë. Me ata sezoni turistik do të dështojë. Nuk do të ndodhë, ky mesazh i imi është për ata shqiptarë që akoma u shkojnë nga mbrapa. Për ata që për inat të vjehrrës do të flenë më mullixhiun.’- tha Rama.

Ora 13:09
Rama: Luli është kukull, një Gjino për Marigonë! S'mund të lejojmë më Ilirin të gjuaj me gurë dhe Saliun ta bëjë Shqipërinë sërish copash (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Fier tha se vendi nuk mund t'i besohet më Lulzim Bashës që është një kukull në PD dhe vendi të bjerë në duart e Ilir Metës dhe Sali Berishës që e kthyen Shqipërinë në plaçkë të bërë copash. Rama tha se mandati i tretë duhet pikërisht që të mos kthehen pas ndryshimet e nisura.

"Luli thotë pse merresh me mua, po me këtë të merrem. Në fakt me Lulin nuk duhet të merreshim fare se është thjeshtë një kukull, është Gjino që shërben për të krijuar një dasmë dhe ka një dhëndër të ri, ndërsa trimi që gjuan me gurë atje dihet që është Iliri. Ashtu siç dihet shumë mirë pse i ati i Gjinos kërkon Marigonë. Por Marigoja është Shqipëria që kërkon ta kthejë në një plaçkë që e ka bërë copash. Kjo s'ka për të ndodhur më, pasi ne do e ngremë në një nivel tjetër dhe do e bëjnë të pakthyeshëm këtë gjë dhe për këtë duhet mandati i tretë. Mandati i tretë është një mandat për të garantuar atë që kemi arritur dhe krijuar kushtet për të krijuar kushtet që ky kthim pas të mos ndodh më", tha Rama.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vaksi: 04/04/2021 14:44

    Po pse o bos humb procesi? Kontratat i ke ber me emer personal ti? Apo ne emer te partise?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite