Nga qyteteti i Pogradecit ku po zhvillonte një bashkëbisedim me qytetarët, kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe në lidhje me konferencën e presidentit Ilir Meta, në lidhje me patronazhistët dhe të dhënat që ato disponojnë për qytetarët e Tiranës.
Rama tha se të dhënat janë në internet qysh nga koha kur ishte Bujar Nishani ministër i Brendshëm në 2009. Kreu i qeverisë tha nga Pogradeci se është një tjetër tentativë për të krijuar konfuzion tek njerëzit, për të krijuar çorodi dhe për të vazhduar të ngrenë alibi për atë që do u ndodhë më 25 prill.
Po ashtu Rama komentoi edhe një foto të presidentit Ilir Meta i cili shfaqej me një kapuç në kokë dhe për të cilin tha se është takuar me subjekte të OFL-së, ku shtoi me ironi se me siguri Meta mendon se fotoja është bërë nga patronazhistë të PS-së.
Kryeministri Edi Rama komentoi nga Pogradeci edhe konferencën e presidentit Ilir Meta në lidhje me patronazhistët dhe të dhënat që ato disponojnë për qytetarët e Tiranës. Rama tha se të dhënat janë në internet qysh nga koha kur ishte Bujar Nishani ministër i Brendshëm në 2009. Po ashtu Rama komentoi edhe një foto të presidentit Ilir Meta i cili shfaqej me një kapuç në kokë dhe për të cilin tha se është takuar me subjekte të OFL-së.
'Më çuan mesazh këto të Ilir Metës që mbajtën një konferencë tjetër me prerje duarsh e koke, nuk la gjymtyrë pa prerë. hajde këty ti biondja, kjo sipas Metës po spiunon pogradecarët. kjo është fukse sipas Ilir Metës. Ilir Meta thotë se janë përhapur të dhënat dhe është vënë në rrezik siguria kombëtare. Por kush i përhapi të dhënat. të dhënat tona janë shumë të ndryshme nga ato që kanë dalë. E para, e dyta nuk e di Ilir Meta qysh prej vitit të largët 2009 kur rreshter Nishani ishte ministër i brendshëm, e gjithë data baza e gjendjes civile ka dalë, deri para 2-3 vitesh blihej. Carlo Bollino bëri një investigim, e bleu.
Patronazhistët tanë nuk i kanë këto të dhëna që kanë këta, pse i nxjerrin këta, ku do të dalë Ilir Meta. E kishin kapur me një foto me kapuç, dielli shkëlqente, presidenti i Republikës mbuluar me kapuç atje. Natyrisht se kur takon subjektet e OFL do vësh dhe kapuç, se ai është i bindur që e kanë kapur patronazhistët. As s’kanë punë fare me të. Patronazhistët nuk kanë kohë për të humbur me Ilir Metën, ia dimë mendimet një për një. E di se çfarë mendon Meta dhe kur nuk flet. Çfarë do zbulojmë ne në atë kokën e madhe të Ilir Metës. Çfarë do zbulojmë ne. Është një tjetër tentativë për të krijuar konfuzion tek njerëzit, për të krijuar çorodi dhe për të vazhduar të ngrenë alibi për atë që do u ndodhë më 25 prill. Mos shihni as sondazhe, as mos dëgjoni analiza. Deri më datën 25 kur mbaron votimi, kush është dakord me mua për çka thashë dhe çfarë po them të bëjë atë që mundet, patronazhist ose jo, të mos lërë njeri pa çuar tek kutia e votimit.'- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët e Pogradecit në kuadër të fushatës elektorale. Rama tha se ky mandat do të jetë mandati i Pogradecit dhe se do të ketë në ndërhyrje në zhvillimin e turizmit. Po ashtu kryeministri Edi Rama nënvizoi se Shqipëria do të bëhet kampione e Ballkanit në bujqësi.
'Në këtë pikë unë besoj që kemi sjellë këtu në Pogradec njeriun duhur dhe në kohën e duhur për të bërë punët e duhura. Unë e kuptoj shumë mirë dhe me Nikon bëjmë shaka, ppr jo dhe aq në fakt që Pogradeci e sheh pak veten në ndonjë hap mbrapa që ka pësuar një zhvillim bombastik në këto vite në krahasim me Korçën.
Ta shihni pozitivisht në Korçë kemi bërë shumë, por ky mandat do të jetë detyrimisht mandati i Pogradecit, sepse tani jemi gati për të bërë disa ndërhyrje të rëndësishme në Pogradec, në fshat dhe qytet. Ndërhyrje që lidhen me strategjinë e zhvillimit. Ju e keni dëgjuar se ne jemi gati ti hapim Shqipërisë katër porta nga qielli, katër nga deti për të sjellë udhëtarë dhe turistë nga mbarë bota për tu kthyer jo vetëm në kampion të Ballkanit në turizëm, por në një vend që hyn në ligën e kampionëve të turizmit. Kjo është ajo që kemi përpara bazuar tek projektet që kemi gati. Ne dje e hapëm aeroportin e Kukësit, për të cilin nuk e besoni.
Sot Shqipëria ka dy aeroporte, por jemi ende në fillim të këtij procesi. Kemi një investim të rëndësishëm për aeroportin e Tiranës, do të ndërtojmë terminalin e ri të zgjerojmë pistën, që shqiptarët të vejnë dhe të vinë nga Neë York drejtpërdrejt në Tiranë. Brenda pak ditësh nënshkruajmë kontratë për aeroportin e Vlorës dhe do të hapim garën për aeroportin e Sarandës.
Vitet që do të kemi para do të jenë vitet e një transforimimi epokal. Shqipëria do të bëhet vendi ku njerzit nuk duan që të ikin më patjetër. Ne jemi kampion në Ballkan me prodhimin e një sërë produktesh bujqësore. Po ne duhet dhe do të bëhemi kampionë të Ballkanit në Bujqësi kjo është plotësisht e mundur. Kemi ndryshuar raportin e eksportit me importet.'- tha Rama.