Kryeministri Edi Rama tha sot nga foltorja e Parlamentit se Bashkia e Tiranës ka rritur vetëm një taksë, atë të ndërtimit, e cila prek ndërtuesit dhe jo qytetarët e Tiranës. Kjo taksë shkon direkt për ndërtimin e shkollave të reja për fëmijët.
Dy taksa janë që kemi rritur ne; taksën për më të pasurit, qofshin kompani, qofshin njerëz që fitojnë më shumë, dhe e kemi rritur pasi e kemi premtuar dhe e kemi rritur konform programit dhe filozofisë tonë. 10% e kishin kompanitë, tani e kanë 15, 10% e kishte kryeministri dje, sot e ka 15 %, pra kemi bërë rritjen progresive të taksave për ata që fitojnë më shumë. Cilat janë taksat e tjera, cilat? Ah po! Ka rritur Bashkia e Tiranës taksën për ndërtuesit dhe ka bërë shumë mirë, prapë për më të pasurit
Edi Rama

Komente
