Rama batuta me gjermanët: Iu
mësojmë ta merrni jetën më lehtë

Rama batuta me gjermanët: Iu<br />mësojmë ta merrni jetën më lehtë
Kryeministri Edi Rama njihet për batutat e tij në aktivitete të ndryshme.  Kjo nuk ka munguar as në konferencën për "Ditën e Bashkëpunimit Shqiptaro-Gjerman: Së bashku drejt Europës".

Duke folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë Rama solli në vëmendje historinë e një çifti shqiptaro-gjerman. “Sa herë flitet për bashkëpunimin e ngushtë Shqipëri-Gjermani ose Gjermani-Shqipëri, mua më kujtohet gjithmonë, historia e një çifti miqsh shqiptaro-gjerman me fëmijë përsosmërisht dy gjuhësh, të cilët kur pyeteshin për detyrat përgjigjeshin gjithmonë në gjermanisht, kurse kur bënin shaka ose gënjenin, e bënin vetëm shqip. Edhe kështu, jeta ishte më e bukur," tregoi Rama.

Por kjo ishte vetëm njëra nga grimcat humoristike që solli kryeministri shqiptar para të pranishmëve në këtë konferencë, pasi më tej ai komentoi disa shprehje të urta gjermane dhe shqiptare, duke theksuar se dy popujt kanë për të mësuar shumë nga njëri-tjetri:

"Gjermanët kanë një shprehje, “bëj gjëra të mira dhe pastaj fol për to”. Kurse ne e kemi ndryshe, “fol sa të mundesh dhe lëri gjërat të bëhen vetë”. Për këtë arsye, besoj kemi shumë çfarë t’i japim njëri-tjetrit. Gjermanët kanë shumë për të na mësuar sesi të bëhemi punëtorë më të mirë dhe ne kemi mundësi t’ju mësojmë gjermanëve se pse duhet ta marrin jetën më lehtë, se jeta është shumë më e shkurtër se ç’ju duket gjermanëve," tha Rama duke qeshur.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim