Kryeministri Edi Rama teksa ka inspektuar shkollën “Llesh Nik Daka” në Lezhë e cila është rindërtuar, ka bërë batuta me kryetarin e bashkisë Lezhë , Pjerin Ndreu dhe ministrin e rindërtimit Arben Ahmetaj.
Në fund të inspektimit ku ishte edhe kryetarja e njësisë, Rama ka bërë batuta me Ndreun ku thekson se i ka thënë të vërë gra, kryetare njësish dhe ai ia ka dëgjuar fjalën.
"I kam thënë Pjerinit vër gra kryetare njësish, ma ka dëgjur fjalën", tha Rama.
![]()
"E kam mbajt fjalën. Kam edhe të tjera", pasoi Ndreu.
Një tjetër batuta është bërë nga Ahmetaj teksa janë nisur drejt palestrës. Ky i fundit tha se palestra s'ka top basketbolli, duke ngacmuar kryeministrin.
" Palestra është në krahun tjetër", tha Rama.
"Po skanë top basketbolli. Tmerr. Unë erdha 1 orë përpara të bëja stërvitje po skishte top (qeshin)", tha Ahmetaj.
Kjo shkollë është gati për të pritur 535 nxënës dhe mësuesit e tyre pas rindërtimit nga fillimi.
-
Sh bukur,vërtet!ju lumtë!
Përgjigju









Komente
Komento