Rama fillimisht foli në gjuhën shqipe, por pasi konstatoi se askush nuk po e përkthente, pyeti përkthyesen e cila menjëherë i dha përgjigjie duke i thënë se “do ishte më mirë nëse do të fliste në gjuhën angleze”.
Duke buzëqeshur, Rama deklaroi se, “Më thanë që mund të flisja shqip, po kjo tregon që nuk jeni ende gati të na pranoni” deklarim pas të cilit ai e vijoi fjalimin por edhe pyetje-përgjigjiet me gazetarët në gjuhën angleze.
Por jo vetëm kaq, teksa kryeministri ka folur për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, ka përdorur shprehjen e famshme, ‘U mbors mali e polli një mi”.
“Dua të nënvizoj se kemi një shprehje në Shqipëri si “U mbars mali e polli një mi” Pra duket se ky ligj ka shërbyer për ta bërë të qartë dhe transparente se ajo që u tha se ishte një mal i mbarsur, ishte veç një mi”, tha Rama, (duke iu përgjigjur kështu pyetjes së gazetares për rastin e Elvis Roshit lidhur me çështjen e dekriminalizimit.
Ndërsa Federica Mogherini e zëvendësoi këtë shprehje shqiptare me një italiane, duke thënë, “La montagna ha partorito un’ topolino”.
“Në Itali thonë “Mali lindi një miush”.
Dhe menjëherë pas saj ka reaguar edhe komisionari Johannes Hahn që ka sjellë formën gjermane të kësaj shprehje.
“Ne e kemi që malet lëvizin, nuk e di se si është e mundur, por jo që polli një mi dhe gjermanët ndonjëherë kanë fantazi”, tha Hahn.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)