Rama batuta në FB për Ristanin:
I dehur për t'i dhënë zemër partisë

Rama batuta në FB për Ristanin:<br />I dehur për t'i dhënë zemër partisë
Krahas ankesave të përditshme për papunësi, problemet me infrastrukturën apo dhe për çmimet e larta, qytetarët kanë zgjedhur të "thumbojnë" kryeministrin Edi Rama në Facebook edhe për të prodhuar humor. 

Objekt i komenteve është bërë xhupi i kryeministrin me stampën e Juventusit, ndërsa në atë moment luhej kryendeshja e Seria A, Juventus-Roma. 

Rama pyet një komentues se sa ishte rezultati i kësaj ndeshje, pasi nuk kishte mundësi ta shihte se ishte në lëvizje. Por, jo pa qëllim komentuesi i përgjigjet se rezultatin e ndeshjes e di më mirë Arben Ristani, ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

Pyet Arben Ristanin se ta thotë ai pa mbaruar ndeshja”, shkruan komentuesi, ndërsa Rama i përgjigjet dhe e pyet me ironi: “Ku punon ky?”.

Ndërsa më pas, është sërish kryeministri që shkruan se Ristani se ai që dehet në pikë të mëngjesit për t'i dhënë zemër partisë. 

A është ai që sakrifikon që në pikë të mëngjesit duke u bërë tapë për t’i dhënë zemër partisë”, shkruan Rama. 

Komentuesit vijojnë më tej batutat, derisa njëri prej tyre shkruan se Ristani po nuk piu s'e gjen dot sallën e Kuvendit, koment i cili është shoqëruar me të qeshura nga kryeministri. 

Arben Ristani, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 2011-ën kur u mbajtën zgjedhjet vendore, vendosi hapjen e kutive të votimit me argumentin se votat ishin hedhur në kutitë e gabuara. Ky vendim i Ristanit i mohoi Edi Ramës fitoren e mandatit të katërt në krye të bashkisë së Tiranës. 

rama
(Komentet në Facebook-un e Ramës)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit