'Prokurorimet publike, jemi të parët në rajon', Rama: Bazeli foli qartë, progres në luftën kundër pastrimit të parave

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij se Bashkimi Europian është i rreptë në procedurat dhe standardet që ndjek për realizimin e reformave me qëllim hyrjen e një vendi në BE.

Ai theksoi se “Be nuk fal asgjë” po nuk arrite t’i plotësosh, pavarësisht faktorëve të tjerë. Teksa u shpreh edhe për sulmet që janë marrë nga njerëz që e duan apo nuk e duan Shqipërinë, duke bërë ironi me ata që sulmojnë.

Rama theksoi se “rasti i prokurimeve dhe luftës ndaj pastrimit të parave i thotë BE se Shqipëria ka përparime dhe jo “një gazetë gjermane apo emision skandalesh italian”.

“Të gjitha institucionet që janë të përfshira në këtë proces të performojnë në këtë proces që është Shqipëria në BE në vitin 2030. Dhe BE nuk fal asgjë, nuk dhuron asgjë. Kur vjen puna të standardet dhe kriteret që duhet të plotësojë një shtet nuk ka as gjeopolitikë, as luftë, as kriza se çfarë bën atje, meqë po ndodhin gjërat e tjera, hajt të bëjmë këto të tjera. Kjo është aq e vërtetë sa edhe Ukraina kur vjen puna të hapat e BE duhet të bëjë çdo detyrë një për një dhe nuk bëhet anëtare pa i plotësuar ato detyra sipas standardeve të BE. Dhe unë me zemërgjerësi e citoj, po kjo është arsyeja se ky proces është një bekim për ta ndërtuar Europën këtu, kjo është arsyeja pse është fat që jemi në qendër të Europës dhe jo në Afganistan, sepse siç ka komisioni i posacëm linjë ekspertësh që sjellin dokumentin e përbashkët për fusha të ndryshme dhe i japin vlerën e plotë që ka vendi të dijes, një burim dije për mënyrën si ndërtohet shteti i të drejtës që nuk e ka askush e nuk gjendet askund tjetër në BE. Kjo na jep mundësinë që jo vetëm ta ëndërrojmë, por edhe ta ndërtojmë shtetin e të drejtës.

Duhet edhe të dish ta bësh, se mund ta ndërtonin edhe në Afganistan vendin e të drejtës. Por që nga viti 1912 nuk është ngritur kurrë një akuzë e vetme ndaj një udhëheqësi për korrupsion dhe këtë mund ta arrijnë nëpërmjet BE-së, banka e dijes, jetë institucionale e ligjit dhe të drejtës. Sot Shqipëria zë vendin e parë në rajon për prokurimet publike nga pikëpamja e eficencës, transparencës dhe integritetit.

Dhe për të arritur këtu BE që nuk është gazetë gjermane, por institucion me lupë, përdor një instrument, ekspertë që analizojnë vendet, i njëjti instrument që u përdor më parë dhe kur ishim ne në qeveri dhe s’i ka thënë këto që thotë sot. Ka thënë gjëra shumë më të pakënaqshme. Shqipëria është e para, prokurimet publike janë aty ky dhe BE nuk na ka vendosur piketa të ndërmjetme, sepse e konsideron një sistem europian, sado e çuditshme t’u duket atyre që e nisin ditën, e vazhdojnë dhe e përfundojnë me korrupsionin, një në tre fjalë kanë korrupsionin dhe e përdorin këtë fjalë pa u menduar dy herë. Nuk flas vetëm për ata që ngrenë akuza në rrugë, por edhe për ata që na duan të mirën. A është e drejtë kjo?

Një fakt tjetër, pastrimi i parave, pastrimi i parave etj. Del indeksi i Bazelit, që nuk është gazetë gjermane apo emision skandalesh italiane, e thotë që Shqipëria ka bërë në luftën kundër pastrimit të parave një progres ku në tabelën e klasifikimit janë nja 7 a 8 vende të BE-së që janë nën Shqipërinë. E thonë ata, qoftë për prokurimet publike, qoftë e për të dytën, unë e di shumë mirë ku bazohen ata, se ne i referohemi fakteve e jo perceptimeve. Ne duhet të luftojmë me perceptimet, por jo me faktet”, tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme


A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time