Rama bën bilancin e ngjarjeve kulturore: Po lëmë pas një vit të jashtëzakonshëm, një tjetër i shkëlqyer na pret (VIDEO)

TIRANË- '2019-ta ishte viti i sprovave të mëdha, një tjetër i shkëlqyer na pret', kështu e nis kryeministri Edi Rama, teksa bën një bilanc për vitin që lamë pas me momentet më kulminante sa i përket botës së kulturës.

Në një retrospektivë, Rama e cilëson si një vit të jashtëzakonshëm, teksa premton se 2020 do të jetë më i shkëlqyer.

"Sfiduam veten, përmbyllëm projekte të mëdha, hapëm të tjera kantiere; promovuam trashëgiminë; çuam aktivitete në gjithë Shqipërinë; ndamë mes tonë librat e zemrës; u përlotëm me ngazëllimin e fëmijëve që për herë të parë shihnin shfaqje të kukullave; ngritëm skena mbi ura e autobusë. Po lëmë një vit të jashtëzakonshëm. Bienale e artit Venecia. Opera në Park. Dhamë 1130 shfaqje. Gjirokastër restaurim kalldrëmesh, shtëpish, e ruajtje traditash. Elbasan pazari i artizanatit dhe kulinarisë. I rikthyem Vlorës qendrën historike.

Teatri i Kukullave udhëtoi në të gjithë Shqipërinë. Ritëm mbi ura. Tetori i Librit. Tirana qytet librash Mantova. Rikonstruksioni i Teatrit të Operas dhe Baletit. Biletaria online. Kullat e liruara të Krujës qendra të reja turistike. Përuruam kishën e restauruar të Ristozit, në Mbrojë. Pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit hynë në UNESCO. Një film shqiptaro rus më tekst të Ismail Kadares. Muaj i Muzikës. Po lëmë pas një vit të jashtëzakonshëm një tjetër i shkëlqyer na pret. Gëzuar 2020”, shprehet Rama.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja