Rama-Berisha 'sherr' në FB: Shtet
policor? Vetëm nisje e shtetit ligjor!

Rama-Berisha 'sherr' në FB: Shtet<br />policor? Vetëm nisje e shtetit ligjor!
TIRANE - Urdhri i Drejtorit të Policisë Artan Didi, për verifikimin e masave të kërkuara nga Prokuroria dhe ato të dhëna nga ana e gjykatave, është “molla e sherrit”, në rrjetet sociale mes kryeministrit aktual Edi Rama dhe paraardhësit të tij Sali Berisha.

Duke iu referuar akuzave të Berishës, se ky urdhër bëhet me qëllim për shndërrimin vendit në një shtet policor, kryeministri Rama i është përgjigjur duke theksuar se ky është vetëm fillimi i shtetit ligjor.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama shprehet se për ata që ankohen për shtet policor, sipas shefit të qeverisë duhet të kuptojnë se ky është vetëm fillimi i shndërrimit të vendit në një shtet të mirëfilltë ligjor. Kjo pasi në postimin e tij, kryeministri e cilëson edhe si fillim të mbarë operacionin e nisur kundër vjedhjësve të energjisë elektrike, ku vetëm dje ranë në pranga 52 persona mes të cilëve 3 punonjës të OSHEE-së.

“Fillim i mbare i operacionit kunder vjedhjes se energjise. Kush ankohet per "shtetin policor" ta dije se eshte veç fillimi i Shtetit Ligjor!” shkruan Rama
 
Ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi urdhrin e drejtorit të policisë Artan Didi, si përpjekje e kryeministrit Rama për ta kthyer vendin në një shtet policor, të pushtetit personal të shefit të qeverisë. Urdhëri i Didit, Berisha: Konsolidim i pushtetit policor të Edi Ramës

Në urdhrin në fjalë, Didi kërkon nga oficerët e policië, që të gjitha rastet e procedimeve penale referuar në Prokurori, të verifikohen lidhur me masën e kërkuar nga organi i akuzës si dhe vendimet e dhëna nga gjykatat. Kjo pasi në bazë të urdhrit, synohet të rritet lufta ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë, si një nga problematikat dhe sfidat më madhore të vendit, e shprehur kjo edhe nga ndërkombëtarët. PDF - Urdhëri i lëshuar nga Artan Didi

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit