Rama: Berisha 'War dog' 
Opozita braktis Kuvendin Rama: Droga, 10 herë më pak se vjet

Rama: Berisha 'War dog' <br />Opozita braktis Kuvendin Rama: Droga, 10 herë më pak se vjet

Seanca e parë pas zgjedhjeve në Dibër është zhvilluar e tensionuar për shkak të debateve të forta në Kuvend. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është detyruar dy herë të ndërpresë seancën parlamentare. Demokratët pretendojnë se procesi zgjedhor atje ishte i kriminalizuar, ndërsa sipas demokratit Flamur Noka vendi është mbuluar nga kanabisi.

Gjatë diskutimeve, ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka denoncoi rrëzimin e një avioni të vogël në Durrës. Sipas tij, avioni transportonte drogë, akuzë e cila u përgenjështrua nga policia. 

Seanca u tensionua në momentin e fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, i cili ironizoi paraardhësin e tij, Sali Berisha për filmin e Hollyëood-it, "War Dogs", (qentë e luftës), i cili trajton si subjekt pazaret korruptive me trafikun dhe demontimin e armëve në Gërdec, që solli edhe shpërthimin tragjik i cili u mori jetën 26 qytetarëve. 

Me doza të forta ironie, Rama tha se Berisha u bë frymëzim për Hollywood-in, ndërsa e quajti atë si një "War Dog" (qen lufte), gjë që solli reagimin e ashpër të Flamur Nokës, i cili iu drejtua foltores. Pas këtij momenti, kreu i Kuvendit, Meta ndërpreu punimet e seancës.  

Zhvillimet kryesore minutë pas minute në Kuvend

 Ora 18:00 Mbyllet seanca plenare, miratohet pikat e rendit të ditës
Kuvendi pas disa orë debatesh ka miratuar projektligjet e çuara për miratim.

Pa praninë e opozitës, maxhoranca miratoi me 71 vota ndryshimet në ligjin “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike”, që parashikojnë procedurën e trajtimit të këtyre lëndëve, që nga sekuestrimi, asgjësimi etj.

Me 72 vota deputetët miratuan dhe tre çështjet e tjera të rendit të ditës, ndryshimet në ligjin “Për sistemin e adresave”, p/ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga BE në Shqipëri”, si dhe ratifikimin e dokumentit ndryshues të marrëveshjes së huasë, ndërmjet palës shqiptare dhe Kfw Frankfurt Am Main, për financimin e programit “Mbrojtja mjedisore e liqenit të Ohrit, kanalizimet, Pogradec III”.

Kuvendi vendosi që deputetja më e re, Dhurata Cupi, pjese e grupit parlamentar te Partisë Demokratike, te caktohet anëtare e komisionit të Ekonomisë.

Një tjetër vendim ishte ai pë caktimin e deputetit te PS-së, Taulant Balla në detyrën e bashkëkryetarit te komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, në vend të deputetit Bashkim Fino.

Ora 17: 30  Basha-Ramës: Heshte për blerjen e votave në Dibër, firmose kontratën e re me krimin
Kryetari i Partisë Demokratike përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë sot se kryeministri i vendit Edi Rama ka heshtur sot në Parlament për blerjen e votave në Dibër, ndërkohë që e ka akuzuar atë se ka firmosur një kontratë të re me krimin.

Basha ka theksuar se, blerja e votave u pa nga gjithë shqiptarët, ku e ka krahasuar me një kartel droge që shumë shpejt shqiptarët do ta vënë përpara.

Ja statusi i tij në Facebook
Edi Rama e respektoi sot kodin e heshtjes me Kartelin e Drogës, duke mos thënë asnjë fjalë për blerjen e votës edhe pse i madh e i vogël kanë parë me zë e me figurë se si mbinë në gjithë Dibrën kioskat ku një vote për kandidatin e tij blihej me lekë e me euro. 
Karteli i tij i drogës bleu mijëra vota në vendin anëtar të NATO-s, kandidat për anëtarësim në BE, por Rama nuk tha asnjë fjalë të vetme. Duke ruajtur kodin e heshtjes, ai nënshkroi sot nga podiumi i Parlamentit një kontratë të re me krimin, pasi punë të tjera i presin, zgjedhjet po vijnë. 
Sado te forcohet karteli i drogës, sado të blejnë votat, të ndërtojnë pista avionësh, ate e pret një fund fatal, sepse nuk e mundin dot një shoqëri të tërë, nuk e inkriminojnë dot një komb.
Edi Rama ka zgjedhur të ketë fundin e kartelit të drogës, dhe atë fund do të ketë kur populli ta vërë para. 
Ajo ditë po vjen me shpejtësi, dhe atij nuk do ti bëjnë më punë as opingat e krimit e as avionët e drogës. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen.​
 
Ora 16:30   Zgjedhjet, Blushi:Të besosh se Dibra votoi majtas, sikur grekët të votojnë Merkelin
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi teksa ka folur sot në Kuvend është ndalur tek zgjedhjet në Dibër ku ka thënë se, ‘Të besosh se Dibra ka votuar të majtën, është sikur grekët të votojnë Angela Merkel”.

Më tej Blushi ka shtuar se mjerimi është aleati kryesor i qeverisë.

Të besosh që Dibra voton majtas, është sikur grekët të votojnë Angela Merkel. Dibra votoi qeverinë vetëm nga frika se humb dhe atë që ka. Mjerimi është aleati kryesor i qeverisë. Deliri, Saliri dhe Ilir do vazhdojnë të shkëlqejnë” tha Blushi.
 
Ora 16:00 Zgjedhjet në Dibër, Sadri Abazi: Deputetët e PD panë nga afër sesi Saliu e ka Dibrën
Deputeti i Partisë Socialiste Sadri Abazi ka folur në foltoren e Kuvendit për zgjedhjet në Dibër, ku tha se deputetët e PD-së shkuan atje dhe e panë nga afër sesi Sali Berisha e ka lënë këtë rajon.

Mirëpo, sipas Abazit, dibranët i përcollën siç duhet ata, pasi nuk janë mësuar të shiten e mashtrohen.

Të gjithë deputetët e PD e panë se ku e kishte lënë Saliu Dibrën. Kurrë Dibrani nuk është shitur dhe kurrë nuk do të shitet, historia e ka treguar. Turp të kenë, Dibra i priti si miq dhe i përcolli siç e ka zakoni, me trastën bosh” tha ai.

Ora 15:30 Paloka-Ramës: Inspektojmë Dibrën, nëse ka drogë t'i jep dorëheqjen
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka sfiduar në seancën e kësaj të enteje kryeministrin e endnit që të inspektojnë rajonin e Selishtës në Dibër dhe nëse gjendet lëndë narkotike e kultivuar atëherë ai duhet të japë dorëheqjen.

Sipas Palokës korrupsioni, krimi e hashashi ishin ata që vendosën për Dibrën.

Ja reagimi i tij
"E sfidoj publikisht Edi Ramën, të marrim mediat e të nisemi tani duke filluar nga Selishta e vazhduar në zona të tjera në Dibër. Nëse nuk ka kanabis, unë largohem nga parlamenti. Nëse ka, Edi Rama dhe qeveria e tij të japë dorëheqjen. Në të kundërt çdo shqiptar duhet ta dijë se si hashashi, korrupsioni dhe krimi vendosi për Dibrën"​.

Ora 14:50 Rama batuta me Topallin: S'të shkon të tundësh shkopin e Flamurit
Kryeministri Edi Rama komentoi nga foltorja e Kuvendit, akuzat e opozitës për kultivimin e kanabisit, zgjedhjet në Dibër dhe rënien e një avioni në Durrës, i cili gjithashtu dyshohet se transportonte drogë.
 
Duke pranuar se në Durrës është ulur një avion i vogël, gjatë fjalës së tij, kryeministri iu drejtua me një batutë ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.
 
"E vërtetë që ka rënë një avion. Por Flamuri ku e pa që ishte plot dhe e tund. Lere flamurin ta tundë flamurin, nuk të shkon ty (i drejtohet Jozefina Topallit). Midis teje dhe flamurit unë zgjedh ty 100 herë në 100", u shpreh Rama.  
 
Akuzat e PD për drogën, tha Rama, janë të pabaza, ndërsa shtoi raporti i Guardia di Finanza që pritet të publikohet këto ditë, flet për një ulje të sasisë së drogës të kultivuar, në krahasim me një vit më parë.  
 
"Sasia e drogës së kultivuar, është 10 herë më pak se një vit më parë. Guardia di Finanza do të raportojë që sipërfaqja, sasia e drogës e kultivuar këtë vit, është 10 herë, si sasi, më pak sesa vitin e kaluar. Për arsye se, të terrorizuar nga lufta e përditshme e Policisë së Shtetit, ata që merren me këtë punë, kanë menduar të ndryshojnë farën, duke shpresuar se do të mund ta kultivojnë më shpejt dhe duke pranuar të marrin më pak...Ky është një debat. (Topalli qesh nga vendi). Qeshu rini, qeshu, se bota është e jotja, Jozefinë (i drejtohet Rama, Topallit). Të presim Guardia di Finanzën dhe të mos e zgjasim më këtë punën e kanabisit", u shpreh Rama.  
 
Shefi i ekzekutivit shtoi se është e paimagjinueshme që qeveria të shpërfillë raporte të SHBA për drogën, nëse ato nuk do të trajtoheshin nga qeveria.
 
"Si do të ishte e mundur që SHBA, fuqia pararojë të nxirrte raporte të tilla miratuese dhe të mos shprehnim asnjë shqetësim tjetër, veçse si të thellohej kjo luftë. Si do të ishte e mundur të ishim në Bruksel pak ditë përpara dhe kur nga përfaqësuesja juaj u përmend kanabisi, vinte vërtete zor të shikojë të tjerë që shikonin njëri-tjetrin dhe buzëqeshnin. Pjesa tjetër e bisedës ishte e qartë, Shqipëria meriton të marrë një mbështetje të plotë për ato që ka bërë", deklaroi Rama.  
 
Kryeministri iu referua edhe akuzave të PD për zgjedhjet në Dibër, duke i cilësuar të pazakonta fyerjet ndaj votuesve.  
 
"Pas një palë zgjedhje, një forcë politike, as ju s'e keni bërë e as ne s'e kemi bërë, të thotë falenderojmë votuesit tanë me numër dhe pas të mbajë një ligjëratë të tërë duke ofenduar votuesit e tjerë. Duke i trajtuar si të ishin të gjithë skllevër apo bashkëpunëtorë, apo punëtorë me mëditje, apo bagëti në parcelat e drogës. Dhe akoma s'ju kam dëgjuar të thoni një fjalë për këtë. Ju siguroj se dhe për këtë, në qershor do ta merrni përgjigjen, jo nga unë", theksoi kryeministri.  



Ora 14: 42 Rinis punimet Kuvendi, flet Kryeministri Edi Rama

Ora 14: 37 Noka s'largohet nga foltorja, Kuvendi ndërpret sërish punimet

Ora 14:30 Tension në Kuvend, Noka i afrohet foltores kur po fliste Kryeministri, ndërhyn garda

tensione ne parlament
tensione ne parlament
tensione ne parlament
Foto të tjera



Ora 14:30 Rama: Sali, je një "War dog". Nami yt deri në Hollywood
Kryeministri Edi Rama ironizoi paraardhësin e saj, Sali Berisha, për filmin e Hollywood-it, "War dogs" (qen lufte), i cili trajton si subjekt pazaret korruptive me armët në Gërdec dhe shpërthimin tragjik që u mori jetën 26 qytetarëve. 

Me doza të forta ironie, Rama tha se Berisha u bë frymëzim për Hollywood-in, ndërsa e quajti atë si një "War dog". 

"Sali, të falenderoj që u bërë frymëzim edhe për Hollywoodin. "War dogs" pa ty nuk do ishte krijuar. Ti je një "War dog", se fakti që nami mbërriti deri në Hollywood është një arritje e suksesshme", u shpreh Rama.  

Ora 14:28 Kryeministri Rama ironizon Berishën për filmin "War Dogs"

Ora 14:06 Berisha: Prapa çjerrjeve të Sadri Abazit, mln euro të vjedhura
Ish-kryeministri Sali Berisha s'e ka kapërdirë dot entuziazmin e Sadri Abazit në mitingun përmbyllës të PS-së në Dibër. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shpreh se "pas atyre çjerrjeve qëndrojnë miliona euro të vjedhura". Berisha akuzoi qeverinë edhe për trafikun e drogës.

"Zotërinjtë pas shpine përbëjnë një organizata kanabiste të vërtetë. Kanabizimi dhe vendosja e diktaturës së krimit janë problemet kryesore të Shqipërisë. Qeveria shpif, çirret dhe citon dokumente që nuk ekzistojnë për kanabisin. Sot u fol edhe për Dibrën. Me 2 korrik të 2015 deklarova se seanca ishte e funeralit të zgjedhjeve në Shqipëri. Dibra ishte hapja e njërit prej këtyre varreve të krijuara nga ju. Vota e shqiptarëve u varros në Dibër. Prapa çjerrjeve të Abazit qëndrojnë vjedhjet miliona euro të bëra me Ramën dhe ndërtimet pa leje", u shpreh Berisha.
 
"Vetëm në Kurvelesh mbi 3.2 milionë rrënjë kanabis të mbjella. Të paktën 20 milionë rrënjë kanabis të mbjella në të gjithë Shqipërinë. E konfirmojnë raportet", tha Berisha, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama i ka dërguar disa SMS Ymer Lalës, i cili sipas tij kontrollon 100 mijë rrënjë kanabis në Selishtë.
 
"100 mijë rrënjë janë në Selishtë nën kujdesin e Ymer Lalës. Rama i ka dërguar disa SMS Ymer Lalës. E di mirë ai. Le të dalë dhe t'i thotë këtu", shtoi Berisha. I pyetur nga deputeti socialist Piro Lutaj se ku i kontrolloi këto SMS, Berisha tha se janë të tjerë ata që i kontrollojnë dhe ia venë në dispozicion.
 
"I kontrollojnë të tjerët dhe mi thonë. I kontrollojnë shërbimet partnere dhe mi thonë. Le të ngrihet të më thotë se s'kam dërguar asnjë mesazh. Ti (Lutajt) rri urtë, se ty të ka mbetur revolja për të mësuar qitjen", u shpreh Berisha. 

Ora 14:00 Dogjani-Tahirit: Je i implikuar në kultivimin e drogës
Deputeti i PD, Asllan Dogjani hodhi akuza në adresë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri se është i implikuar në kultivimin e lëndëve narkotike. 

"Je i implikuar në kultivimin e lëndëve narkotike. Parcelat ruhen nga banda të armatosura. Policët tuaj shkojnë dhe i fotografojnë. S'themi se s'ka pasur drogë më përpara, por ju e keni kthyer Shqipërinë në Lazarat, në Kolumbi të dytë. Shqipëria është vend i vogël dhe kontrollohet për 24 orë nga forcat e policisë. Shkoni te toksikologjia dhe pyesni sa fëmijë kanë mbërritur aty të asfiksuar nga droga. Kam të dhëna të sakta, në ara, bodrume, sera dhe kudo, shko në Zall Herr, Shën Gjergj, Zall Bastar", u shpreh Dogjani.

Ora 15: 55 Dule-Tahirit: Cilat janë statistikat? Po flet si militant...
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule kërkoi nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri të raportojë statistikat reale të drogës në vend. Sipas tij, ministri citoi shifrat e kryeministrit të para disa ditëve. 

Dule tha se Tahiri foli në foltoren e Kuvendit si militat dhe jo zi një zyrtar i lartë i shtetit. 

Ora 13: 52 Rinis punimet seanca e Kuvendit

Ora 13: 45 Meta ndërpret punimet e Kuvendit për 5 minuta

Ora 13: 42 Noka ndërpret Tahirin, Meta i tërheq vëmendjen



Ora 13: 30 Tahiri: Shkatërruam 99.7% të parcelave me drogë
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u shpreh gjatë diskutimeve në Kuvend për projektligjin për "Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope", se janë shkatërruar rreth 99% e parcelave me kanabis. Sipas tij, problem mbetet kultivimi i kanabisit, që sipas tij duhet një adresim më i lartë politik për ktë fenomen.
 
"Ne shkatërruam 99.7%. Këta shkatërronin 7.6%. Kush është karteli? Ne që e shkatërrojmë, apo këta që e linin? Ne kemi një problem me çështjen e kultivimit që shkon përtej policisë. Besoj që ky është një problem që duhet adresuar në nivelin më të lartë politik. Nuk zgjidhet vetëm nga policia. Policia sot rrezikon të shpenzojë të gjithë buxhetin e saj brenda shtatorit vetëm për shkak të aksioneve antikanabis në të gjithë Shqipërinë. Nëse do të ishim kaq rehat për kultivimin e kanabisit, aty do e linim Lazaratin. Ky (Berisha) e ktheu Lazaratin në fermën më të madhe të kanabisit, me 300 mijë hektarë", u shpreh Tahiri.  
Duke lexuar një raport sekret të Policisë të vitit 2008-ë dhe 2009-ë, Tahiri tha se i gjithë vendi ka qenë i mbuluar nga droga deri në vitin 2013-ë, por qeveria "Berisha" nuk reagoi asnjëherë. 
 
"Në 2013-ën në Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Poroçan, Kukur, Gramsh, Dragot, Qarku Gjirokastër, Fier, Kukës, Korçë. Pse nuk ke marrë masa ti (i drejtohet Flamur Nokës), meqë je edhe deputet në Kukës? Ku i kishte sytë ti Asllan? Po ti Jozefinë? Më e pakta heshtnit, unë me çdo kosto nuk do hesht me çdo kosto. Do të bëj detyrën ta shkatërroj në çdo cep të Shqipërisë. Kjo është detyra ime, kjo është detyra e kësaj mazhorance bashkë me ministrat", deklaroi Tahiri. 
 
Ai citoi edhe raportin e DASH në 2013-ën. "Kryeministër atëherë ishte Sali Berisha, ja se ç'thotë raporti: Prodhimi i marihuanës mbetet i lartë për të tretin vit radhazi edhe pse nuk ka një vlerësim zyrtar nga qeveria për kultivimin", citoi Tahiri.  



Ora 12:54 Gjiknuri: PD kërkoi ndihmë nga njerëzit e Shukriut në Dibër
Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, në cilësinë e drejtuesit të Shtabit Elektoral të kandidatit të PS-së në Dibër, Muharem Rama, akuzon Partinë Demokratike se tentoi të përdorë çdo mjet për të cenuar standardin e zgjedhjeve. Koordinatori i PS për Dibrën, tha nga foltorja e Kuvendit se opozita edhe me njerëz të ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili, i shkarkuar nga detyra disa muaj më parë, pas skandalit seksual në këmbim të vendit të punës. 

"Kam ndjekur shumë analistë që thoshin dhe që ngrenin pyetje, madje edhe këta kur zbarkuan në Dibër, thanë; do të heqim Shukritë. U nisën nga ideja se me ngjarjen e Shukriut këta i kishin zgjedhjet në xhep. Me çeljen e fushatës, këtë kishin sloganin e tyre. Pas disa ditësh u thanë mos u merrni me Shukriun. Dibranët dinë ta dallojnë mirë partinë nga individi. Po t’i vini re, nuk e përmendën më në ditën e tretë dhe të katërt, sepse dibranët që panë tek qeveria shqiptare që në momentin kur u publikua video-skandali, reagoi duke e shkarkuar. Në qeverisjen tuaj, kryebashkiak me skandale të ngjashme nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Ata e panë vizionin tonë. Më vonë filluat të kërkonit ndihmë nga njerëzit e Shukriut", u shpreh Gjiknuri.

Sipas tij, fushatën PD-ja e kishte lexuar si një ekskursion elektoral, të rekturuar në Tiranë nga disa deputetë dhe zyrtarucë të Partisë Demokratike.

"Thanë po bëjmë ekskursion në Dibër. Të gjithë kishin përgatitur spaleta për fitoren që prisnin. Madje, kryetari në detyrë Basha tha se gjeta kalin e betejës për t’u thënë dibranëve se uragani i votave që do të vijë në Tiranë, uragani i  Dibrës do të mbërrinte në Tiranë. Kjo ishte e meta tjetër e opozitës, e cila vajti në ekskursion elektoral njësoj si kolonizatorët për t’u thënë indigjenëve se në çfarë gjendje e kishte lënë Dibrën. Madje, mori një shpurë njerëzish dhe i dislokuan.
Mbasi ra teoria e Shukriut, ditën e tretë doli teoria se Doktori trafikant droge. Nuk e kuptoni që doktor Rremën, siç e thërrasin në Dibër e njihnin të gjithë si njeri të ndershëm. E dinin shumë mirë çfarë familje kishte? Si mund t’i thoshin që doktor Rremi ishte trafikant droge, kur kishte 20 e ca vite që shërbente në Dibër?
Ju e sollët Sherefedinit për shkak se kishit sherre në parti. Nuk ishit të zotë të zgjidhnit një kandidat. U tha Lulzim Basha po ua cakton nga Tirana ju të tjerët rrini urtë. Pse mo, çfarë kujtoni si janë njerëzit? Ju kujtoni se duke ua imponuar nga Tirana do të bashkonit faktorët?
" deklaroi më tej, koordinatori i PS për Dibrën, Damian Gjiknuri. 

Ora 11:55 Balla: PD fyen popullin e Dibrës, të kërkojë falje
Deputeti socialist Taulant Balla i ka bërë thirrje PD-së që t'i kërkojë falje popullit të Dibrës për fyerjet e vazhdueshme që pas shpalljes së fitorës së kandidatit të majtë. "Dhëndrri i Berishës i quajti dibranët të padinjitet, kjo është e turpshme", deklaroi Balla.

"PD sjellje aspak morale këto tre ditë pas zgjedhjeve në Dibër. PD ka fyer popullin e Dibrës gjithë këto ditë. Duhët t'i kërkoni falje popullit të Dibrës.
PS falënderon gjithë popullin e Dibrës, socialistë dhe demokratë. Nuk ka ndodh në histori që një parti që dikur ishte e madhe, falënderon vetëm votuesit e saj dhe jo kundërshtarët politikë. PD fyeu shumicën që vendosi në Dibër. Pavarësisht diferencës së thellë të votave PD vazhdon dhe shpif"
, deklaroi Balla.

Ora 11:45 Noka: Është rrëzuar një avion me drogë në Durrës
Deputeti i PD, Flamur Noka ka denoncuar rrëzimin e një avioni që transportonte hashash në Durrës. Sipas Nokës, avioni më drogë ka vetëm 5 minuta që është rrëzuar. Noka deklaroi se rezultati i Dibrës u ndikua nga paratë e drogës dhe krimit.

"“Javën e kaluar Rama tha se nuk ka drogë e hashash në Shqipëri, e mohon vazhdimisht. Por një avion me drogë është rrëzuar në Durrës, ka vetëm 2 minuta. Shqipëria është mbushur më mushkonja që transportojnë drogë. Droga, armët dhe paratë ndikuan gjithcka në rezultatin e Dibrës", deklaroi Flamur Noka

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!