Banka e Shqipërisë të detyrohet me ligj, të njoftojë Kuvendin në çdo rast kur qeveria e shkel kufirin e borxhit. Kështu është shprehur kryesocialisti Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Socialiste, zhvilluar sot në ambientet e selisë rozë.
Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Berisha dhënë dje gjatë mbledhjes së Grupit të PD-së, i cili akuzoi Ramën se nuk ofron alternativa por vetëm flet kundër qeverisë, kryesocialisti tha se do të ofrojë alternativat e tij ndërsa pret nga qeveria që t’i votojë ato.
Rama tha se borxhi duhet të llogaritet në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe se ky funskion duhet të bëhet nga Banka e Shqipërisë.
“Ne sot jemi përballë një borxhi që është bërë i papërballueshëm për vendin, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e tij shkon për të financuar korrupsionin. Banka të ngarkohet ligjërisht nga Kuvendi që të llogarisë borxhin. Të detyrohet me ligj të njoftojë Kuvendin në çdo rast kur qeveria e shkel kufirin e borxhit. Banka të miratojë dhe të publikojë një kuadër shumë të qartë për mënyrën e llogaritjes së borxhit publik në raport me GDP-në. Në këtë bazë qeveria jonë, s’flasim më për këtë qeveri që po numëron ditët, që më pas çdo qeveri të mos marrë asnjë rol arbitrar në dëm të ineresit kombëtar në raport me borxhin. Kjo është një iniciativë e arsyeshme. Meqë do alternativa dhe do ndihmë e ftojmë qeverinë ta votojë”, tha kryesocialisti Rama.
NGA BUXHETET E MEDHENJ TE BERISHES KEMI TRASHEGUAR VETEM PAPUNESI
Kreu i Partisë Socialiste akuzoi kryeministrin se tenton t’i shesë popullit të vet një produkt që nuk ekziston për t’i fshehur një realiztet të dhimbshëm që ata e prekin përditë.” Rama i referohet deklaratave të kryeministrit Berisha mbi buxhetin e shtetit të vitit 2013, cilësuar si më i madhi në historinë dhe vendit dhe deklaratave të rënies së papunësisë.
Sipas Ramës, asnjë nga deklaratat e mësipërme nuk është e vërtetë, pasi edhe në vitet e mëparshme 2010-2011 Berisha është shprehur se buxheti i këtyre viteve ka qenë më i madhi. Ndërsa shprehjen se papunësia ka rënë, sipas kryesocialistit e përgënjeshtron Instituti i Statistikave (INSTAT), i cili para pak ditësh ka raportuar se numri i të punësuarve në 3 mujorin e 3 të këtij vitit ka rënë 10 mijë më pak se në 3 mujorin e dytë.
“Arka e shteti të tyre është zbrasur plotësisht, qytetarët të ngopen me lugën bosh që përditë kryeministri dhe qeveria e mbushin me një propagandë të shfrenuar bazuar vetëm mbi gënjshtra. INSTATI i qeverisë, para pak ditësh ka raportuar se numri i të punësuarve në 3 mujorin e 3 të këtij vitit ka rënë 10 mijë më pak se në 3 mujorin e dytë. Ky buxhet është më i madhi tha kryeministri, por në fakt edhe buxheti 2010-2011 kanë qenë plot 410 mld lekë e po këto fjalë janë thënë. Edhe atëherë ka qenë buxheti më i madh në histori vetëm për vende pune, por ajo që kemi trashëguar vit pas vitit është rritja e boxhit dhe e papunësisë, në sfondin e rritjes galopante të korrupsionit. Cdo shqiptar duhet ta ketë të kthellët, me konkluzionin e fundit nuk ka vend në BE që i hap derën Shqipërisë”, tha Rama.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)