"Deri dje", - shkruan Rama, -"detin e dinte veç pishinë për të mësuar not! Pas Konferencës sonë të Programit, ka kuptuar që deti është burim zhvillimi ekonomik. Partia Socialiste, është e para forcë politike në vite që ka një program për detin, si burim zhvillimi ekonomik! Qeveria veç noton në programin tonë duke ikur...", - përfundon ai.
Partia Socialiste shpalosi në Konventën e saj, një program të detajuar për zhvillimin e sektorit të peshkimit, duke i dhënë prioritet ngritjes së porteve të reja të peshkimit, veçanrisht atij të Shëngjinit. Preç Zogaj e quajti atë "Europorti" i Shëngjinit, një projekt i dëshiruar shumë në atë zonë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)